Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha kapen mat, një puthje para performancës në Këngën Magjike

Dashuria i ka prirë për mirë Marsela Çibukajt dhe kjo nuk është e dukshme vetëm në fizikun e saj elegant në një kohë shumë të shkurtër, por edhe sa i përket karrierës muzikore.

 

Së shpejti, këngëtarja e njohur dhe partneri i saj Vitmar Basha do t’i japin fund beqarisë, por derisa të vijë koha, të dy po përfitojnë nga rasti të shtojnë repertorin dhe të shijojnë garën në këtë vit të rëndësishëm të festivalit magjik.

 

Këtë vit, Marsela dhe Vitmari konkurrojnë të dy në Këngën Magjike – ajo vjen me një baladë të ndjerë “Thërrime dashurie”, ndërsa ai me “Largoji retë”, një këngë në të cilën ka dhënë kontributin e saj edhe vetë Marsela.

 

Meqenëse shorti u ka rënë të dyve natën e parë gjysmëfinale, dy artistët janë parë bashkë pak minuta para performancës. Një puthje për t’i uruar partnerit “suksese” është dëshmitarja e parë e natës së sotme, e cila do të jetë e ngarkuar me plot emocione.

 

Marsela dhe Vitmari janë të parët që përshëndetin publikun nga revista Class. Pas tyre, ka edhe shumë artistë të tjerë, kështu që qëndroni gati.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

RIKTHEHET TOM DOSHI, NJOFTON SE DO KANDIDOJË NË ZGJEDHJET E 11 MAJIT

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, njoftoi se ka...

Rruga Shirokë-Zogaj, punimet po ecin me ritme të shpejta, hapen 3 km rrugë…

Projekti për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj, kufi...

Ne Shkoder shtohen korsite e bicikletave

Pas shtimit të korsive të biçikletave në akset kryesore...