Mirënjohje përjetë: Këta janë gjithë heronjtë shqiptarë të 26 Nëntorit

26 nëntori do të mbetet një ditë e hidhur dhe e paharrueshme për shqiptarët të cilët përjetuan një nga tragjeditë më shkatërrimtare.

 

Një tërmet lëkundi tokën në oren 3:54 minuta të ditës së martë teksa të gjithë ndodheshin në gjumë, të lodhur nga dita e mëparshme. Askush nuk e priste se pas tërmetit të shtatorit, një tjetër akoma më i fuqishëm do godiste Durrësin, do prekte fshatrat përreth, Tiranën e madje sipas raportimeve do ndihej edhe në qytete të tjera. Tërmeti i 26 nëntorit si kurrë më parë nxorri në pah solidaritetin e shqiptarëve dhe bëri bashkë forca emergjente nga Kosova, Serbia, Greqia, të gjithë për një qëllim: për të shpëtuar jetët e banorëve që e gjetën veten nën rrënoja. Për këtë arsye ne të “Xing.al” po i kushtojmë një artikull heronjve të 26 nëntorit, atyre që na përlotën e na bënë të besojmë se ende ka shpresë.

 

1.Forcat emergjente – Për 24 orë, për 4 ditë rresht forcat emergjente nuk e ndalën operacionin e kërkim-shpëtimit duke shpëtuar shumë jetë. Mes forcave emergjente ishte edhe zjarrfikësi Arben Cara. Cara humbi familjen nën rrënojat e pallatit që u shemb, por nuk e ndaloi punën e tij të palodhshme. “Familja ime është nxjerrë nga rrënojat e fundit pasi kemi bërë evakuimin e trupave të tjerë. Për ne janë të gjithë njësoj”, u shpreh Cara i përlotur. Kujtojmë këtu edhe zjarrfikësin vlonjat, Luan Kapaj që u cilësua hero nga banorët në Durrës pasi nxorri të gjallë dy persona nga gërmadhat e një banese të shembur.

2.Heronj janë edhe policët që kaluan menjëherë në gatishmëri pas rënies së tërmetit. Të gjithë dolën në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve, për të menaxhuar trafikun e për të shmangur panikun.

 

3.Mjekët janë gjithashtu heronj që qëndruan të gatshëm 24 orë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti e atyre që pësuan panik.

4.Heronj janë edhe qytetarët që ndihmuan në operacionin e kërkim-shpëtimit. nga Kurbini nuk kishte asnjë familjar në ndërtesat në Thumanë, por shpëtoi dy gra, një fëmijë dhe një burrë.

5.Gjyshja që mbrojti nipin: Një fëmijë arriti të shpëtonte në Thumanë falë gjyshes së tij e cila e kishte mbrojtur me trup duke e shtrënguar pas vetes. Fatkeqësisht gjyshja ndërroi je.të. Ndërsa video e vogëlushit që thërriste për ndihmë dhe u nxorr nga forcat e emergjencës bëri xhiron e botës dhe përloti të gjithë.

6.Nuk mund të harronim as qentë heronj të trajnuar të FSK-së të cilët shpëtuan jetë. Kujtojmë këtu qenin Satak që u bë hit në rrjet. Ai shpëtoi një person dhe arriti të lokalizonte trupat e shumë të tjerëve.

7.Heronj janë edhe biznesmenët dhe VIP-at që dhuruan para e ndihma të shumta. VIP-at që ishin vullnetarë duke shpërndarë ushqime e batanije. Bizneset që ofruan strehim falas, shpërndanë ushqime dhe veshmbathje.

 

8.Arbër Hajdari me “Fundjavë ndryshe” është gjithashtu hero duke i ofruar ndihma banorëve të prekur 24 orë në 24. Përmendim edhe që falë Arbërit u mblodhen 1.7 milion dollarë nga donacionet.

9.Gazetarët janë padyshim heronj duke rrez.ikuar jetën e tyre për lajmin. Reporterë që qëndruan ditë e natë pranë zonave të prekura nga tërmeti për të sjellë tek publiku informacionin. Kujtojmë këtu gazetaren Anila Hoxha e cila dje rre.zikoi jetën duke u futur brenda hotelit “Mira Mare” që po shembej për të raportuar gjendjen. Do donim t’i përmendnim të gjithë me emra, por me frikën për të mos harruar ndonjë, i themi një faleminderit të madhe!

10.Heronj të 26 nëntorit jeni edhe të gjithë JU, vullnetarët. Të gjithë ju që u solidarizuat dhe dhuruat ndihmën tuaj. Disa dhuruan ushqime, disa batanije, disa veshje, të tjerë hapën dyert e shtëpive e të tjerë dhuruan para./Xing.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...