Lajm i gëzueshëm/ Lind në Prizren foshnja e parë nga të prekurit e tërmetit të Durrësit, lumturi në familjen Hoda

Lajme të mira më fund na vijnë për të prekurit nga tërmeti. Manushaqe Hoda nga Durrësi, nuk e kishte menduar kurrë që djalin do ta lindje në Prizren. Por ja që ndodhi kështu, pasi pas tërmetit të 26 nëntorit ajo u nis drejt Kosovës, për tu strehuar në Parkun Inovativ.

 

Në këtë qytet ajo lindi edhe djalin e saj. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj.

 

“Po ka lindur foshnja e parë. Foshnja është e gjinisë mashkull dhe nëna është durrsake. Gjendja e nënës dhe e foshnjës është stabël. Familja ishte e strehuar në kampin inovativ në Prizren”” ka thënë ai për Gazetën Express.

 

Nga tërmeti që goditi vendin një javë më parë, pati 51 viktima, 913 të lënduar dhe 47 persona u shpëtuan. 22 të tjerë ndodhen për mjekim në spitalin e Traumës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...

Aksident me vdekje në Shkodër, automjeti përplaset me ambulancën

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik. Një...

Rruga Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, investim strategjik për zhvillimin e turizmit

Projekti infrastrukturor Shëngjin-Velipojë, me vlerë 3.8 miliardë lekë, është...