HYRJELAJMESOCIALENisma e shqiptarëve të Puljas, pica për fonde për shqiptarët e dëmtuar...

Nisma e shqiptarëve të Puljas, pica për fonde për shqiptarët e dëmtuar nga tërmeti

Në Pulja banorët e krahinës po i gjenden afër popullit shqiptar në këto moment të vështira. Në mbrëmjen e sotme do të jenë më qindra personat që do të mblidhen në sheshin qendror të komunës së Martina Franca-s.

 

Kjo me rastin e hapjes së picerisë “Divina”. Interesimi është i madh, madje të shumtë janë ata që do të marrin picën ta konsumojnë në shtëpi. Por kjo dëshirë për të qenë në shesh lidhet me faktin se të gjitha fondet e mbledhura nga shitja e ushqimit do të dërgohen në Shqipëri, në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Shqiptari nga Lushnja Arjan Nexha prej më shumë se 10 vitesh jeton në Itali. Ai është një ndër picierët më të njohur dhe ka dashur me ngul që tu gjendet bashkëpatriotëve të tij në këto moment të vështira.

 

Pjesë e kësaj nisme është edhe konsulli i Puljas Ardian Haskaj,

“Po mbledhim kontribute të të gjitha llojeve nga i gjithë territori. Si fillim nga furnizuesit tanë që më thonë se do të mi japin falas përbërësit. Ndërsa shqetësimi është i madh për miq e shokë, nuk mund të shpreh veçse gëzimin për zemrën e madhe të njerëzve. që nga stafi im e deri te klientët që janë gati të bashkëpunojnë për të mbledhur fonde”, tha Nexha për La Repubblica.

 

Kurse konsulli Haskaj tha se e gjithë Pulja duhet të falënderohet. “Na ka qëndruar shumë pranë. që nga nisja e vullnetarëve dhe ekspertëve drejt zonave të goditura dhe nismat e shumta. edhe qytetet me origjinë shqiptare të zonës janë mobilizuar; Chieuti, Casalvecchio dhe San Marzano di San Giuseppe. e vështirë, por do ia dalim t’ia nisim nga e para”.

TE TJERA

spot_img