Banorët të tmerruar/ Hajdutët shfrytëzojnë rastin, nisin vjedhjet e banesave të braktisura

Situata pas tërmetit në Bashkinë e Kurbinit paraqitet mjaft e vështirë. Mësohet se 28 pallate kanë pësuar dëmtime serioze dhe dhjetëra shtëpi private gjithashtu.

 

Tetë prej tyre janë bllokuar me shirit nga Bashkia, pasi ekspertët i kanë vlerësuar si të pabanueshëm, por në këtë situatë janë dhe shumë të tjerë, të cilët nuk janë verifikuar fare. Disa prej banorëve vijojnë të qëndrojnë brenda, duke sfiduar frikën e të tjerë kanë nisur të marrin orenditë për t’u shpërngulur nga aty.

 

Situata e krijuar nga tërmeti në Kurbin po aktivizon fenomenin e vjedhjeve. Hajdutët po shfrytëzojnë banesat e braktisura, për të vepruar. Natën e së enjtes janë plaçkitur disa banesa. Hajdutët kanë marrë sendet me vlerë që kanë gjetur brenda shtëpive.

 

“Këtu kanë nisur të shfaqen hajdutët. Mbrëmë gjatë natës kanë shfrytëzuar rastin dhe kanë hyrë te pallati këtu afër. Kanë hapur disa banesa dhe kanë marrë sendet me vlerë që kanë gjetur aty. Situata është shumë e frikshme dhe Policia duhet të na ruajë natën banesat, që të mos na vjedhin”, thotë një banor i Laçit. Por teksa flasin për dëmet e shkaktuara dhe rrezikun që paraqesin pallatet e dëmtuara, shumë prej banorëve e kalojnë natën duke fjetur në makina. Edhe ata që kanë mundësi të strehohen tek të afërmit apo dhe në ambiente të tjera të përcaktuara nga bashkia, kanë frikë të largohen, për shkak të hajdutëve.

 

“Një natë më parë kanë vjedhur disa shtëpia këtu. Shtëpia është e pabanueshme, por jemi të detyruar të qëndrojmë jashtë, për ta ruajtur. Po flemë në makinë këtu në hyrje të pallatit, se nuk kemi zgjidhje tjetër. Pa larguar orenditë shtëpiake, nuk mund të strehohemi askund. Hajdutët po shfrytëzojnë këtë situatë për të vepruar”, thotë Mark Lushi banor i Laçit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...