VIDEO/ “Turp t’ju vijë”, nuk ndalet Pjerin Ndreu, kërcënon gazetarin e Fax News: Ta tregoj unë ty realitetin

Pas ngjarjes tragjike të tërmetit ku humbën jetën 49 persona, qeveria ka nisur një sulm ndaj gazetarëve dhe mediave online për raportimet e tyre, duke u justifikuar se po përhapin panik në këto ditë të emegjencës kombëtare.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi madje se do të mbyllë ato portale që sipas tij krijojnë ‘Fake News’ në kuadër të ‘Gjendjes së Jashtëzakonshme’, ndërkohë që policia ka nisur të ‘zbatojë’ urdhrat e shefit të qeverisë, ku ka proceduar penalisht administratorët e portalit “JOQ”.

Por veç Ramës, edhe kryebashkiakët socialistë ‘mendojnë’ në të njëjtën linjë me kreun e tyre, se pasqyrimi i realitetit në vend po përhap panik për qytetarët.

Ditën e sotme u bë e ditur, se kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ka telefonuar gazetarin e Fax News, Martin Marku dhe e ka paralajmëruar të ketë kujdes në raportime.

Këtë gjë nuk ka pasur problem që t’ja thotë edhe publikisht, duke e kërcënuar se “realitetin do t’ja tregojë vetë ai”.

Pjerin Ndreu: Turp t’ju vijë merrni këto që nuk kanë dëmtime dhe i pasqyroni në media. Nuk ju vjen marrë. Janë ditë të vështira, aty janë shumica që nuk kanë lidhje me asnjë dëmtim në shtëpi.

Gazetari Fax News: Po pasqyroj realitetin…

Pjerin Ndreu: Ça realiteti pasqyron ti. Hajde se ta rregulloj unë realitetin…

Marre ne FaxWeb

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...