Video/ “Lëkundje të forta ndihen edhe në studio”, shihni momentin “live” në “News24”, reagimi i gazetares

Lëkundjet e tërmetit kanë krijuar panik dhe ankth tek qytetarët shqiptarë, ndërsa deri në këto momente raportohen për 21 persona të vdekur dhe 600 të tjerë të plagosur.

 

“BalkanWeb” dhe “News24” kanë përcjellë në kohë reale dhe me detaje të gjithë zhvillimet e fundit nga zonat më të prekura të tërmetit, ku për fat të keq ka ende persona që janë nën rrënojabat e banesave të shembura.

 

Gjithashtu momentet e lëkundjeve pak kohë më parë janë ndjerë edhe në studion e lajmeve në “News24” teksa gazetarja Nisida Tufa ishte në lidhje “live” me kolegun Ergys Gjençaj.

 

“Ergys teksa raporton ka lëkundje të forta. Ndihen edhe në studio, besoj ndihen shumë edhe atje ku ndodhesh edhe ti. Janë të shpeshta në këto momente, edhe pse nuk duam të bëjmë panik, por në fakt frikë shkaktohet”-tha gazetarja, ndërsa vijonin lëkundjet edhe në studion e lajmeve në “News24”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...