“Nuk veshën fustane të bardha për tu bërë nuse, por engjëj”, Ami rrëfen kërkesën rrëqethësese për Diena Meçajn dhe të bijën

Rreth 14 orë pas rënies së tërmetit një grua u nxorr dje e gjallë nga rrënojat e një pallati 6-katësh në Durrës. Diena Meçaj Karanxha 30 vjeçe, u dërgua me urgjencë në spital, por nuk nuk arriti të mbijetojë, ndërkohë që vajza e saj 9-vjeçe po u nxorr nga rrënojat e pajetë.

Moderatorja Amarda Toska ka rrëfyer një histori prekëse, teksa ka zbuluar se disa kliente kanë kërkuar sot në dyqanin e saj të marrin dy fustane nuserie për dy viktimat e tërmetit Diena dhe vajzën Esiela.

“Fustanet e bardha sot ato nuk i veshin per tu bere nuse por per tu bere engjej qe do na shohin nga atje lart dhe kjo ma thyen zemren.”- rrëfen Ami.

Postimi i plotë

“Shume here kam derdhur lot gezimi dhe mallengjimi kur kemi percjelle vajza me fustane nuserie. Kurre nuk ma merrte mendja qe mund te derdhja lot dhimbjeje si sot per te bukurat Diena dhe Esiela.


Ne filialin tone ne durres erdhen disa kliente dhe bene nje kerekese rënqethëse… Dy fustane nusesh per dy vajza qe do i thone lamtumire te gjitheve ne diten e varrimit te tyre.


Ishin familjaret e Diena dhe Esiela Karanxhaj. 30 dhe 9 vjeç. Nëna dhe vajza që humbën jetën nga tërmeti.


Nuk mund ta imagjinoj dot si mund të ndihet babai i Dienës, i cili humbi vajzën, mbesën dhe akoma pret që të nxirret trupi i të shoqes nga rrënojat.


Fustanet e bardha sot ato nuk i veshin per tu bere nuse por per tu bere engjej qe do na shohin nga atje lart dhe kjo ma thyen zemren. Zot jepu force te perballojne dhimbjen e madhe qe fati ua dhuroi!!!”- shkruan Ami.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...