Me flamur shqiptar, Prodhuesit e Kosovës nisin tonelata me ushqime drejt Shqipërisë: Ndihmë për vëllezërit e motrat tona shqiptarë (video)

E para që iu përgjigj thirrjeve për ndihmë të të prekurve nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit në Shqipëri ishte Kosova.

Qeveria e saj nisi menjëherë trupa të specializuar për kërkim-shpëtimin e personave që ndodheshin nën gërmadha, ndërsa menjëherë të gjithë shqiptarët e Kosovës nisën grumbullimin e ndihmave për banorët e prekur.

Ndërkohë nuk kanë mbetur pasiv as Prodhuesit e Kosovës të cilët kanë nisur drejt Shqipërisë mbi 200 ton ushqime dhe produkte sanitare si dhe mbi 1 mijë dyshekë.
Në facebook Astrit Panxha ka postuar një video ku kamionë të tërë janë nisur drejt Shqipërisë.

Deri më tani numërohen 31 viktima nga tërmeti me magnitude 6.4 i shkallës Rihter si dhe janë plagosur mbi 650 të tjerë. Nga ekipet e kërkim-shpëtimit janë nxjerrë nga rrënojat gjallë 45 persona të cilët janë dërguar në spitale për trajtim mjekësor.

“Ushtria e Prodhuesve te Kosoves, ndihma per vllezerit dhe motrat e Shqiperise. Kontigjenti i pare me ndihma nga Klubi i Prodhuesve te Kosoves, Devolli Group, M Sillos, Comodita, Frutex, Fluidi, Rugove dhe Flutra. Mbi 200 ton me ushqime dhe produkte sanitare + mbi 1000 dyshek”, shkruan Panxha në Facebook.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

RIKTHEHET TOM DOSHI, NJOFTON SE DO KANDIDOJË NË ZGJEDHJET E 11 MAJIT

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, njoftoi se ka...

Rruga Shirokë-Zogaj, punimet po ecin me ritme të shpejta, hapen 3 km rrugë…

Projekti për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj, kufi...

Ne Shkoder shtohen korsite e bicikletave

Pas shtimit të korsive të biçikletave në akset kryesore...