Flamurët kuq e zi “pushtojnë” rrugët e New York-ut, pak ditë para Ditës së Pavarësisë

Shqipëria do të festojë në 28 nëntor 107-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Teksa jemi në prag të kësaj feste kombëtare, një emigrant shqiptar që jeton në New York të SHBA-së, ka dërguar një video, ku shihet se edhe atje nuk mungon ‘atmosfera kuq e zi’.

Videoja e dërguar nga shqiptari është bërë në një rrugë në ishullin Staten Island në New York ditën e sotme, ndërsa vihet re prania e flamujve kuq e zi, që kanë stolisur rrugën.
Për çdo flamur shqiptar, ka edhe një flamur amerikan pak metra më tutje.

Ende nuk dihet se kush e ka mundësuar vendosjen e flamurëve shqiptarë në shtyllat e kësaj rruge në New York, por atmosfera ngjan vërtetë bukur.

Kujtojmë këtu që në SHBA jeton një numër emigrantësh shqiptarë, që përllogaritet në mbi 200 mijë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodër: Digjet kabulli në kabinën elektrike në rrugën “28 Nëntori”

Një incident u regjistrua sot në pedonalen e Shkodrës,...

Zbardhet vjedhja e 100 mije € ne Shkoder, ja kush ishin autoret…

Policia e Shkodrws ka zbardhur ngjarjen në lagjen...

Të dashuruar si ditën e parë ! – Çifti Bardhyl dhe Dhurata Hysa janë prej 37 viteve bashkë

Dashuria është ndjenja më fisnike e zemrës! Është ajo ndjenjë...