E habitshme “Lahuta e Malsisë” e shkruar nga Migjeni apo Kadare? Studentët e Filologjikut çudisin me përgjigjet e tyre

Pak ditë pas përfundimit të eventit më të rëndësishëm të Librit në Shqipëri , Panairit “Tirana 2019”, të rinjtë shqiptarë duket se kanë shkuar vetëm për të bërë foto, sepse për letërsinë nuk ia “thonë” fare.

 

Studentët e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë nuk e dinë kush e ka shkruar Lahutën e Malcisë, duke aluduar mes Kadarësë dhe Migjenit.

 

Kamera e emisionit “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus shkoi pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ku pyeti disa nga studentet nëse lexojnë dhe iu ka bërë një rreng, për të kuptuar sa i njohin ata, autorët e huaj apo shqiptarë si dhe titujt e tilbrave. Përgjigja e tyre do t’ju lërë pa fjalë.

 

Disa nga përgjigjet e studentëve:

Gazetari: Po librin “Lahuta e Malcis” nga Kadare e lexuat këtë vit në panair?

Studentja: Këtë vit në panair jo, e kam lexuar që në shkoll të mesme kështu që jo

Gazetari: Po “ Lahuta e Malcis” nga Kadareja është shkruar apo?

Studentja: Nuk është shkruar nga Kadareja, më duket është shkruar nga Migjeni

Gazetari: Këtë “Lahutën e Malcis” të Kadaresë e ke lexuar?

Studenti: Po e kam lexuar dhe pse nuk është autori im i preferuar

Për më tepër ndiqni videon.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

RIKTHEHET TOM DOSHI, NJOFTON SE DO KANDIDOJË NË ZGJEDHJET E 11 MAJIT

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, njoftoi se ka...

Rruga Shirokë-Zogaj, punimet po ecin me ritme të shpejta, hapen 3 km rrugë…

Projekti për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj, kufi...

Ne Shkoder shtohen korsite e bicikletave

Pas shtimit të korsive të biçikletave në akset kryesore...