9 kafshatat e shefit: Alfred Marku

Kur u largua drejt Italisë, në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare, Alfred Marku nuk e dinte që prej andej do të kthehej me një “zanat” që vite më vonë do ta rendiste ndër kuzhinierët më të mirë të vendit të tij dhe do ta bënte sipërmarrës të suksesshëm.

Sot që gjithçka ka marrë formën dhe ngjyrat që vetë Alfredi ka dashur t’i japë, ja si shprehet ai për profesioni që e ka dashuruar “me shikim të parë”.

1. Si do ta përshkruaje kuzhinën tënde me tri fjalë

Traditë, tokë dhe jetë.
Kjo sepse kuzhina ime është e ndërthurur mes traditës, asaj që na ofron toka dhe jetës, së cilës duhet t’i japim ngjyrat dhe aromat, që sot njeriu ka nevojë të shijojë.

2. Instrumenti pa tё cilin nuk bën dot nё kuzhinё

Zjarri! Pa atë nuk gatuaj dot. Ҫdo gjë tjetër e arrij edhe pa instrumente.

3. Pjata qё preferon tё gatuash nё shtёpi

Ushqimi është si dashuria, një dhe e vetme. Një shef kuzhine dashurohet çdo sekondë kur gatuan. por pavarësisht kësaj, unë kam një dobësi për një pjatë dhe ajo është “spaghetti alla carbonara”.



4. Ke një restorant tё preferuar nё Shqipёri

Shqipëria ka bërë një progres shumë të madh në fushën e gastronomisë. Kjo është diçka shumë e bukur dhe shumë e mirë. Restoranti duhet të ketë një arsye që ta vizitosh. Çdo restorant që ndërton një identitet të tijin, me gjërat që e rrethojnë dhe ka respekt per profesionin e kuzhinierit, ai gëzon respektin tim dhe e frekuontoj me qejf.

5. Destinacioni mё i mirё gastronomic në Shqipëri

Besoj që të gjitha kuzhinat janë të mira. Mënyra si gatuajmë dhe si shërbejmë, na bën të diferencohemi. Unë e dua shumë vendin tim. prandaj dhe them që destinacioni më i mirë është Lezha.

6. Ҫfarё tё çlodh

Edhe kur gatuaj, edhe punoj, më çlodh vetëm gatimi.

7. Si ju thёrrasin vartёsit gjatё punёs nё kuzhinё

Kur punoja në Itali, më thërrisnin “kuzhinieri i çmendur” (il cuoco pazzo). Qëllimi im si shef, është të realizoj shijet “e pamundura” dhe kjo sfidë më udhëheq. Dhe jam i bindur që e diskutojnë në rrethe të profesionit, më quajnë të çmendur. Ama, kur jam i pranishëm, më thonë vetëm “po shef!”.

8. Ushqimi që të bën të ndihesh fajtor pasi e ke ngrënë

Shumë e bukur kjo! Unë vdes për “bukë e qofte” dhe të them të drejtën, kam turp ta blej vetë, prandaj i kërkoj gjithmonë të tjerëve të ma blejnë.

9. Nёse nuk do të ishe bёrё Chef kuzhine, ҫfarё profesioni do tё kishe

Besoj që profesioni është një dashuri me shikim të parë. Pasione kam shumë, si për shembull muzikën. Gjithashtu më pëlqen të merrem me tokën. Jam i bindur që do ta kisha dashuruar punën me të. Them se çdo person që bën punën e tij me pasion, bie në dashuri me atë profesion sepse atëherë ai fillon të ndiejë emocione dhe adrenalinë.

Nga: IntoAlbania

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img