Studentja e Inxhinierisë i jep fund jetës, hidhet nga kati i 11-të

Një ngjarje e trishtë ka tronditur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme qytetin e Rrëshenit, aty ku një e re i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 11 i pallatit.

 

Studentja Adela Gjoka, e cila ishte në vitin e fundit në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë mësohet se i ka dhënë fund jetës nga stresi i provimeve dhe problemet e rënda ekonomike.

 

Ditët e fundit, e reja kishte shkuar në familjen e saj në Rrëshen pasi ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore. Familjarët e Adelës i kanë thënë mediave se pak ditë më parë ajo kishte shkuar në spital për kontroll por asgjë nuk kishte ndryshuar në gjendjen e saj shëndetësore.

 

Vetë i ati i Adelës punonte si roje në pallatin ku ata banonin, pasi dhe banesën i’ua kishte falur pronari sepse nuk kishin mundësi ekonomike.

 

Vdekja e të resë ka tronditur komshinjtë dhe gjithë qytetin e Rrëshenit. Banorët e zonës thonë se Adela kishte lidhur në sy një shami në momentin kur është hedhur nga pallati, ndërsa britmat e saj i kanë tmerruar të gjithë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Rruga Shirokë-Zogaj, punimet po ecin me ritme të shpejta, hapen 3 km rrugë…

Projekti për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj, kufi...

Ne Shkoder shtohen korsite e bicikletave

Pas shtimit të korsive të biçikletave në akset kryesore...