Babai qan dhe na këput shpirtin: Vajza më dha shpirt në krahë, s’e varrosa dot/ Ama vuajtja e tij nuk mbaron me kaq

misioni “Shqiptarët për shqiptarët” shkoi të vizitonte një familje, e cila ka një histori përtej imagjinates. Familja është e rrethuar mes malesh, e vetme, dhe me plot dhimbje.

E trishte! Kjo është një histori tronditëse, dhimbjen e së cilës e dinë vetëm malet përqark. Berishë e Epërme, është një fshat i thellë malor, në veri të Pukës, në Bjeshkë. Këtu mjerimi ka rrokur edhe shpirtin e atyre pak banorëve. Varfëria e heshtja ulëret frikshëm, mes malesh, luginash e përrenjsh. Rruga gjarpëron, mes pyjesh, makina tronditet fort, diku mezi ngjitet e diku mezi zbret, e për të arritur në fshat duket gati-gati një mision i pamundur. Pas 6 orësh udhëtim që nga Tirana, këtu rruga ndërpritet . Stafit të emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” iu deshe të ecinin edhe për një orë e gjysmë tjetër në këmbë.

Mjetet dhe kamerat u transportuar me kafshë. Rrugë në këto anë nuk ka, vetëm shtigje ku mund të ecin dhi të egra. . Në këto shtigje kaluam edhe ne drejt destinacionit tonë. Në fshatin Berishë e Epërme na pret Lin Zmali, 61 vjeç, i tronditur nga ajo çka i ka ndodhur dhe i pashpresë për të ardhmen. Këtu dimri është i egër, për gjashtë muaj banorët izolohen nga dëbora. Asnjë rrugë komunikimi me qytetin, e ndërsa Tirana për ta është një vend sa l largët, aq edhe i pamundur.

“Kisha fëmijën shumë të sëmurë, në këtë kohë kisha edhe fëmijët e tjerë të sëmurë. Njeriu është i fortë në zemër” thotë Lini. Kjo rrugë është e vështirë për Linin, sa herë që kalon këtu, i dhemb shpirti. Burri na ndalon papritu në një shteg të ngushtë dhe prek tokën me dorë. “Ja këtu më ka vd/ek çika. E kemi ulur me barelë, këtu. Ishte një metër deborë. Isha duke e transportuar vajzën nga shtëpia këtu pranë bashkë me vëllain tim. Qëndruam dy minuta e kthyem në shtëpi të vd/ekur” thotë Lini i përlotur nga dhimbja.

Lini nuk pati mundesi ta çoje vajzën e vogël as ne spital nga largësia, i vdi/q rrugës, nuk mundi as t’a varrose, sepse u desh të çoje fëmijet e tjere urgjent ne spital.

Ashtu i lodhur, zemërthyer, e i lënduar, Lin Zmali, çdo ditë merr një rrugë mespërmes pyllit. Vjen në këtë vend , pranë vajzës së tij të dashur, ledhaton gurin e varrit dhe nuk i përmban dot lotët nga dhimbja. “Sot u zgjova në 4 të mengjesit, nuk më zinte gjumi, dola nga shtëpia kam ardh te varri” thotë Lini. Dy muaj më parë, e shihte në shtrat duke lënguar nga ethet e të përvëluar nga temperatura që po e torturonte prej ditësh, por nuk kishte si ta ndihmonte…

këtu mes maleve. “Ta shikosh fëmijën në atë gjendje, por nuk kisha mundësi ta ndihmoja . Në zor të madh isha, veç s’kam vde/kur, s’kam as force në trup asgjë”. Ai e kujton çdo ditë Anisën. E bija, 13 vjeç iu shua në krahë në këto shtigje të mbuluar me dëborë. “ ka qenë fëmijë i shëndetshëm, kurrë më parë nuk ka shkuar të spital. E kam dashur më shumë se fëmijët e tjerë. U sëmur, thanë ka temperaturë. Ne jetojmë këtu mes maleve, ishte dëborë e madhe, shpresuam se do i kalonte ajo gjendje, as pas 10 ditësh nuk i kaloi temperatura” thotë Lini

Nuk arriti dot kurrë ta çonte në spital. Gjithë jetën do i mbetet peng.

“Vajza vd/iq rrugës për në spital, 200 metra larg shtëpisë. Edhe 100 vjet të jetoj tërë jetën do më mbetet merak, që nuk pata mundësi ta çoja të paktën deri në spital” thotë 61 vjeçari.

I zhytur në dhimbje babai rrëfen se dritën e syve, gëzimin e shtëpisë, Anisën e bukur nuk arriti ta varroste dot, as t’i hidhte një grusht dhe mbi arkmort. E ktheu vajzën pa je.të në shtëpi ndërsa vetë vrapoi në spital tek tre djemtë dhe vajza tjetër të sëmurë që po luftonin për jeten. “Nuk kishim mundësi as unë as gruaja ta varrosnim vajzën, ishim në Tiranë. Të të vd/esi fëmija e mos të jesh vetë…është shumë e vështirë”. Dhimbja e tij është madhe, Anisën e humbi, por ai trembet se mos humbet edhe tjerët. “Vetëm fëmijët të shpëtojnë, nuk dua kurrë gjë tjetër” pëshpërit burri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...