Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me kërcënimin e pretenduar që i është bërë kryeministrit Rama nga një qytetar.
Andrea Kurti është vënë në pranga nga skuadra e anti-terrorit mëngjesin e djeshëm, pasi akuzohet se ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama në Facebook dhe telefon.
Sipas informacioneve, ky i fundit i kishte fshirë mesazhet kërcënuese në celular dhe u bë i mundur rikthimi i tyre falë ekspertëve të cilët i rikthyen.
Në një prej sms-ve, raportohet se Kurti i thotë Ramës: Do të të fus plumbin ballit.
Kurti, me origjinë nga Puka jetonte me qira në Unazën e Re.