Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të Gjyqtares së Apelit në Shkodër, Hajrie Muçmata.
Mësohet se shkak për shkarkimin janë bërë problemet me pasurinë.Trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli kryesuese, Alma Faskaj relatore dhe Pamela Qirko vendosi se Hajrie Muçmata nuk është e përshtatshme per vijimin e detyres.Gjyqtarja e Apelit Shkodër Hajrie Muçmata u përball me disa pikëpyetje rreth pasurive të saj,
burimeve të ligjshme të disa huave dhe me deklarata kontradiktore të bëra për procesin e vetingut, ndërkohë gjyqtarja kërkoi të rihapej hetimi në dy kriteret e tjera. Procesi, i cili u fokusua kryesisht në huatë dhe burimin e ligjshëm i pasurisë dhe te deklarata të Muçmatës dhe deklarimet vjetore që sipas KPK ishin kontradiktore,
u mbyll vetëm mbi kriterin e pasurisë.KPK tha se nga analiza financiare rezultonte se gjyqtarja kishte mungesë burimesh të ligjshme në disa vite dhe në total 4.7 milion lekë. Muçmata u mbrojt duke pretenduar se ajo nuk kishte pasur detyrim deklarimin e kësaj kontrate huaje, ndërsa tha se mohimi i saj kishte të bënte me faktin se kontrata ishte nënshkruar nga bashkëshorti dhe jo ajo vetë.
Karriera e Hajrie Muçmatajt në sistemin e drejtësisë ka filluar në vitin 1999, si gjyqtare në Gjykatën e Kukësit. Në vitin 2009, ajo u emërua inspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndërsa në vitin 2016, Znj. Muçmata u dekretua anëtare e Gjykatës së Apelit të Shkodrës nga Presidenti i Republikës.