Opsioni i fshehtë i Instagramit, që nuk e keni ditur deri më sot

Instagram ka një opsion të cilin shumica njerëzve rrallë se ia dinë funksionin. Bëhet fjalë për Arkivën (Archive).

 

Ndodh që herë pas here t’i fshini fotot nga profili, por vjen një kohë që pendoheni. Prandaj, Instagram ka krijuar prej kohësh opsionin që ju lejon të hiqni fotot nga profili, por pa i fshirë. Arkiva ju ndihmon që herë pas here të riktheni fotot që ndoshta ju merr nostalgjia. Arkiva (Archive) njihet shumë pak nga përdoruesit për shkak se nuk u njoftua zyrtarisht nga Instagram në momentin që doli.

 

Si të arkivoni fotot: Shkoni te fotoja që doni të hiqi, por jo ta fshini përgjithmonë Kliko tek tre pikat në të djathtë të fotos Shtyp Arkiva (Archive) Më pas fotoja do të hiqet nga profili Si të ktheni në profil një foto të arkivuar:

 

Shkoni tek profili dhe shtypni tre vizat horizontale që shfaqen në të djathtë të celularit Shtyp Arkiva (Archive) Fillimisht ju del arkiva për historitë (Stories Archive), por çojeni tek arkiva e postimeve (Post Archive) Shkoni te fotoja që doni të riktheni Shtypni tre pikat që ndodhen në të djathtë të fotos

Shtyp “Shfaqu në Profil” (Show on Profile) dhe fotoja do të rikthehet në profilin tuaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...