Mamaja 39 vjet pas lindjes së vajzës zbulon të vërtetën e trishtë! Ja çfarë i kishin bërë ditën që ajo lindi

A mund ta imagjinoni sikur të nderroheshit aksi. dentalisht pas lindjes? Gabimet ndodhin, shumë fëmijë i dorëzohen prindërve të gabuar,me shume nga cmund te mendoni. Prej 4 milion lindjeve, rreth 28,000 foshnje ndërrohen çdo vit.

 

Kjo do të thotë se 1 nga çdo 1.000 foshnje ngaterrohet. Lajm i mirë? Shumica e këtyre gabimeve kapen para se familjet të largohen nga spitali me të porsalindurit e tyre. Për fat të keq Valentina Suman dhe Tatyana Muradyan, në ditën e lindjes së tyre në vitin 1978, u kthyen në shtëpi me familjet e gabuara.

 

Të dy Moldavët kanë lindur në të njëjtin spital, në të njëjtën dhomë dhe në të njëjtën ditë. Infermieret i dhanë vajzën e gabuar prindit jo te vertete.

 

Çdo vajzë kishte probleme me te ngrenit, por përveç kësaj, asnjë familje nuk dyshonte për asgjë deri në njëzet vjet më vonë, kur ngjashmëritë fizike filluan të shfaqen. Transmeton 10gjera.com.

 

Anatoliy Lashtur, vëllai biologjik i Valentines, filloi të dëgjonte thashethemet para se familja e tij të shpërngulej në Shtetet e Bashkuara: “Thashethemet erdhën nga fqinjët dhe njerëzit që i njihnim”, tha Anatoliy.

 

“Thashethemet kane vazhduar gjithmonë, por nuk mund t’i zbulojme. Ishte e veshtire. Ndonjëherë mund të kërkojmë dhe nuk gjejmë asgjë. Pra, menduam se thashethemet nuk duhet të jenë të vërteta. ” Anatoliy dhe familja e tij u vendosën në Raleigh, Karolina e Veriut më 1999. Në vizitat e tyre të herëpashershme në Rusi, Anatoliy vazhdonte të kërkonte për motrën e tij. Gushtin e kaluar,familja zbuloi një detaj që I coi ata drejt zbulimit te emrit të Valentina Suman.

 

Tatjana dhe motra e saj jobiologjike, Viktoria hyne në Facebook derisa te percaktonin vendndodhjen e Tatjanes. Transmeton 10gjera.com. Anatoli ishte i fundit që mësoi për zbulimin. Ai u kërkua të shkonte në shtëpinë e nënës së tij.

 

Ajo i tregoi atij foton e foshnjës së Valentina-s. Anatoliu nuk mund t’i besonte sytë. “Dukej ashtu si ajo,” tha ai. “Kur pashë foton, e dija se ishte motra ime. Në zemrën time, e dija se ishte motra ime. ” Familja kontaktoi një program televiziv rus.

 

Përmes testit të ADN-së dhe hetimit të plotë, programi ndihmon njerëzit të gjejnë të dashurit e humbur. Ata gjetën Valentinen dhe i kërkuan asaj që të vinte në shfaqje. E gjithë kjo ishte krejtësisht e re për Valentinën. Ajo nuk e dinte se ajo ishte ngaterruar në lindje. Megjithatë, ajo pranoi të paraqitej në shfaqje. Më 4 tetor u zbuluan rezultatet e ADN-së.Ato dëshmuan se gratë ishin të nderruara në lindje.

Gjatë shfaqjes, Tatyana dhe Valentina patën mundësinë të takonin familjet e tyre biologjike. “Ne shkuam prapa skenes dhe u takuam herën e parë, u përqafuam dhe qame”, tha Anatoliy. Transmeton 10gjera.com.

“Ishte një nga ato përvoja që ju e dini qe nuk ndodhin shumë shpesh dhe kur të ndodh, nuk do ta harroni kurrë.” Anatoliy dhe Valentina flasin çdo ditë.

Anatoliy dhe familja e tij kanë krijuar një faqe “Go Fund Me” për të ndihmuar Valentinen dhe familjen e saj të vijnë në Amerikë. Ata janë të gjithë mirënjohës për mundesine për t’u takuar dhe po njohin njëri-tjetrin. Pavarësisht ketyre lajmeve tronditese që te ndryshojnë jetën, Anatoliy ende e konsideron Tatjanen, motrën e tij:

“Unë bisedova me të dhe i thashë se asgjë nuk ndryshon mes nesh. Dallimi i vetëm është që une fitova një motër. Ne jemi vëlla dhe motër. Ne e duam atë dhe asgjë nuk do ta ndryshojë kurrë këtë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...