At GJEÇOVI THERRET: “MOS MA NDRYSHONI GENIN”

Shkruan Dr. Gjelosh Nikolla

Nga: Dr. Gjelosh NIKOLLA,

Amanetin nuk e tretë as dheu.
“Populli”
Një fjalë e urtë e popullit e trasheguar brez pas brezi dhe shekull pas shekulli thotë: “Amanetin nuk e tretë as dheu”. Të heshtim “NE” për ato që vetë At Shtjefën Gjeçovi ka thënë me shpirtin dhe mendjen e vetë, dhe duke lënë të shkruar me doren e vet është pabesi që i bëhet ashtu siç e vranë në pabesi.

Ne nuk duhet ta vrasim për së dyti me heshtjen tonë por as të ndryshojmë ato që ka lënë vet të shkrura dhe as ato që kanë shkruar të tjeret për të. At Gjeçovi ishte dhe mbetët tempull më vete që ndriçon pa nderpre brez pas brezi.Ai ishte dhe mbetët një njeri i madh dhe burrë-shtetas i ditur. Ja si shkruan

At Gjeçovi në shkrimin e tij: “Koha e Zgjetave”(Koha e shigjetave). Duke shkuar në Shkodër i pari i Thaçit më emrin e vetë “THAÇ” në Vaun e Dëjes(Deja) takon një djalosh që ishte vetëm dhe nuk dinte së ku po shkonte.Kur pa të parin e Thaçit mbi kalë shale e pyeti se për ku ishte nisë të shkonte.I pari i Thaçit ju përgjigj në Shkodër më vulos disa gjygje dhe pleqëni që bëhëshin prej të parve të secilës krahinë në Shkodër përpara Krye-zotit.Më merr me veti i tha djali sa me të mbajtë kalin mbasi nuk kam njeri dhe jam i varfër. I pari i Thaçit pasi e pyeti së nga ishte, ky i tregoj së kishte dalë nga fshati i “KOLONJES”.E mori më veti dhe shkuan në Shkodër. I pari

i Thaçit pasi pat shkuar disa herë me të Kolonjasin (por tani i lodhur nga pleqëria) e burrat e vllazënisë së Thaçit rreth 50-60 veta por jo në nivelin e duhur për të përfaqësuar në pleqëri dhe gjygje.Prandaj i pari i Thaçit shkoj edhe një herë në Shkodër më kolonjarin dhe mbasi i vulosi pleqënit e gjygjet së bashku më pleqët e tjerë i kerkoj Krye-zotit të Shkodërs që ti jepte leje me dërgue kolonjarin me vulë të flamurit e të vendoste emrin e atij në gjygje e pleqni që do të bëheshin përpara atij, sepse vetë nuk mund të levizte nga mosha lart e poshtë.

Kerkesa e të parit të Thaçit u pranua nga Krye-zoti i Shkdrës dhe që nga ky moment filloj kolonjari të bënte lidhjen Thaç-Shkodër për të gjitha gjygjet dhe pleqnitë te Kryezoti i Shkodrës.

Pasi u bë kolonjari si i shtëpisë në vllazëninë e Thaçit kërkoj të fejohet më të bijen e Thaçit. Pasi u keshillua i pari Thaçit më njerzit e shtëpisë ranë në një mendje(dakort) me ja dhanë kolonjarit vajzën e vetme që kishte në shtepi.Pasi u martua kolonjari pas 3 vjetësh Thaçi (i pari i Thaçit vdes) kurse kolonjari vazhdonte rrugën si më përpara pa i kerkuar kush as arsye as vulë.Këtij i linden 3 djem. Sipas

At Gjeçovit Emni “ Kryezi “i mbeti katundit prej emnit të të birit të kolonjarit i cili kishte qënë shumë i idhet (kokë fortë).Si zuni vend në Kryezi ky u ba më Kabash, e kështu i mbeti vula në dorë Kryeziut, (mbasi nuk u intersuan thaçjanët) pra i mbeti pleqnia në dorë.Prandaj mbeti fjala “Kryeziu pleqnusja” e Kabashit.

Pra, vula e gjygjeve dhe pleqnive ishte eThaçit, por që i mbeti në dorë Kolonjarit (dhëndërrit të Thaçit) pas vdekjes së Krye-pleqnuesit të Thaçit, sepse nuk u interesuan pasadhësit e Thaçit për vulen e fisit. Pra për sa u tha më lart arrihet në përfundimin se: fshati i Kryeziut ka qenë i banuar me Thaç.

Në vitin 1928 me 13 janar At Sh. Gjeçovi-Kryeziu tregon: Më bije në mend kur isha fëmijë në shtëpi e kur ndonjeni nga ne ishte i idhët(kokë fortë) e kryeneç plaku Pepa(Petar)Gjeçovi i bërtiste duke i thënë: ”Ah Kryezi breh !”.

Ja biseda e At Gjeçovit në kolegjin e Troshanit me një prift të shkollës. Si të quajnë e pyeti burri me veladon?. Hilë i tha shkurt djaloshi.

Hilë kush? E pyeti po ai zë.Hilë Gjeçi ju përgjigj djaloshi.Nga je?.Nga Janjeva e Kosovës. Si ta quajnë babën?. Mat,Mat Gjeçi.Ai më ka thënë së të parët tanë janë nga Kryeziu i rrethit të Pukës.Gjeçi e kanë quajtur të parin e fisit tonë. Në Janjevë prindrit e Gjeçovit, gjyshi apo ndoshta stergjyshi kishin ardhur përpara shumë vitesh. Ata u detyruan të largohen nga malësitë e

Pukës për të siguruar kushte më të mira jetesë. Për një kohë të gjatë ata ruajtën mbiemrin “Kryeziu” për të treguar fshatin e lindjes, por pastaj filluan të mbiemroheshin më emrin e të parit të familjes apo të fisit të tyre “GJEÇI”.Gjeçovi shumë vjet më vonë fjalën “Kryezi” do ta përdorë përsëri si mbiemër të vet, dhe vitet e fundit,kur jetoi e punoi në Kosovë do të shkruaj diçka më tepër.Vet Gjeçovi në vitet e fundit të jetës së tij na jep disa sqarime për origjinën e emrit të fshatit

Kryezi të rrethit të Pukës, për të cilin folëm më sipër.Ndryshimi i emrit kishte të bënte me një traditë të vjetër kishtare që e shpjegon Rrok Zojzi në monografinë e vet.”Kur një njeri, pranohej pjestar i urdhërit françeskan duhej të ndërronte emrin e të merrte një emër të ri për të treguar kështu se shkëputej nga jeta e më parëshme, nga lidhjet fare fisnore, nga e drejta e trashëgimisë, e pronës etj. Sipas kësaj traditë edhe emri i Mëhill Gjeçit u shëndrrua në Shtefën Kostandin

Gjeçov. Ruzhdi Mata-Gjeçovi Nderi i Kombit Tiranë,Reklama 2000,f.5-10.Na duket me rëndësi që etnografi ynë, pas llagapit (mbiemrit) Gjeçov, shënon “Kryeziu”.Ndre Mjeda më 1935 shkruante se arqipeshkvi i

Shkupit Carev dhe fretërit Shishkoviç e Brkiç përhapen sa mundën gjuhën sllovene me anë të predikimit e të shkollës jo vetëm në Janjevë,ku humbi gjuha shqipe,por edhe në Prizren, Shkup, Letnicë e Gjakovë. Shtjefën Gjeçovi i përkiste vëllazërisë Përgjeçaj (Prend Gjeçi) të Janjevës,një degë e fisit të vjetër Kryezez,mjaft i përhapur në Kosovë, Pukë, Lezhë etj.

Autoritet fetare e regjistruan në shkollë me llagapin (mbiemrin) Gjeçoviç. Kur ai u bë i vetëdijshëm për këtë fallsifikim,nuk qe në gjendje të bënte më tepër, veç të hiqte atë-iç e të mbetej Gjeçov. Këmbëngulja e Shtjefën Gjeçovit për të përdorë llagapin (mbiemrin)

Kryeziu, që e shohim në disa dorëshkrime si edhe në kokën e shkopit që e mbajti në dorë deri ditën e vrasjes, tregon shqetësimin e tij për të çuar në vend një të vërtetë, që ka të bëjë me kombësinë e tij thjesht shqiptare. Kahreman Ulqini.-Dy dorëshkrime të Shtefën Gjeçovit-Kryeziut,Etnografia shqptare nr.10, viti 1981 f.244. Prejardhja e Gjeçovit trajtohet te”Koha e zgjetave” (koha e shigjetave) në vol.Gjeçovi-VEPRA.3 Rilindja-Prishtinë 1985. f. 261. Në vitin 1935 në revistën “Hylli i Dritës” ku Dom. Ndre Mjeda shkruan për Fulgens Carev O.F.M.në Dioqezën e

Shkupit thotë se: “Kazarev (Carev) ishte ai që i dha shkas përhapjes së gjuhës Sebo-Kroatishte në Janjevë”.Për veç gjuhës ata përdorën dhe liturgjinë sllave nëpërmjet dy Boshnjakve, ish fratit Shishkoviç dhe me ndonjë mësues shkolle të atij katundi e të At. Frano Brkiç.

Po këtu mes të tjerave edhe disa fretenve në shqiperi që për emen vllazenije kishte Pergjeçaj(Prend Gjeçi) i ju zevendsua me Gjeçoviq e Gjeçov.Pra Përgjeçaj (Prend Gjeçi) para ardhesit i Gjeçovit ketë mbiemer e kishte dhe në Janjevë. Dom.Ndre Mjeda:Hylli I Dritës.viti 1935 nr.1 f.33-37. Në një studim për fisin e Thaçit Paulin Zefi (Historian.Drejtor i Sektorit të Trashegimisë Kulturore) pranë Bashkisë –

Lezhë shkruan se Prendi gezon atributet e stergjyshit të pinjollëve më të shquar të fisit Thaç ku bëjnë pjesë edhe para ardhesit e të madhit Fishta.Po në të njejtin materjal të studimit historik për fisin e Thaçit shkruan:”Kujtojmë së At. Shtjefën Gjeçovi mbiemrin e tij të vertetë e kishte Gjeçi dhe emrin Mëhill.

Pra Mëhill Gjeçi.Pak më lart Dom.Ndre Mjeda thotë së nga Përgjeçaj (Përend Gjeçaj) serbo-sllavet e tjetersuan në Gjeçoviç dhe Gjeçov.Duke u bazuar në dokumentet e më sipërme vërtetohet së edhe At.Shtjefën Gjeçovi është fis

Thaçi i vllazënisë Prend Gjeçi të Iballës së Pukës, por dihet së kjo vllazëri e fisit Thaç ka jetuar edhe në Kryezi. Pra At.Shtjefën Gjeçovi dhe At. Gjergj Fishta janë kushërij të një gjaku nga baba të vllazërisë Prend Gjeçi më qënder në Iballe-Pukë. Duhet ta theksojmë se në fiset e veriut ishte traditë ruajtja e afërsisë së gjakut në breza si nga babi ashtu dhe nga nëna .Kështu që

At.Gjergj Fishta dhe At.Shtjefën Gjeçovi ishin dajat e Dom. Ndre Mjedës nga nëna por është burrë Kryeziu (i biri i Kolë Zefit,Kryeziut dhe Luke Thaçit të Iballës). Pra Dom Ndre Mjeda e dinte shumë mirë origjinën e Gjeçovit se ishte nga vllazënia e Prend Gjeçit të Thaçit Iballës. Çdo manipulim i huaj apo vendas nuk u shërben dimensioneve të këtyre kollosve të kulturës dhe patriotizmit mbarë kombëtar shqiptar

për kundrazi i dëmton të vërtetat për këto figura. At Gjeçovi lindi në Janjevë më 12 korrik 1874 ku mbaroj 3(tre) vite shkollë. Në kolegjin françeskan në Shkodër ku u paraqit e dërguan në kolegjin fraçeskan në Trashan të Lezhës për të vazhduar mesimet ku dhe i mbaroj. Në vitin 1888 vazhdoj studimet në Bosnjë dhe Kroaci(këtu studio për teologji dhe filozofi).Shërbeu si famullitar në Laç të Kurbinit,Troshan,Gomsiqe e Gojan,Theth,Shalë e Shosh por shërbeu dhe në Pejë, Gjakovë e Prizren si dhe në Shkodër,Durrës,Vlorë dhe Zarë në Kroaci. Ai ishte patriot( pjesëmarres në luften e Vlorës në vitin 1920) shkrimtar, etnolog dhe arkeolg, përkethyes

,klerik,dramaturg,mësues i popullit ,novelist, përhapës i aresimit shqip. Kanuni mbetët kryevepra e tij.
Laurimet:1.At Shtjefën Gjeçovi është nderuar me “Medalja e Artë e Lidhjës së Prizrenit” në Kosovë. 2.”Monument i At Shtjefen Gjeçovit”. Për veprimtarinë e tij etnografike dhe arkeologjike brenda dhe jashtë atdheut Universiteti i Lajpcigut të Gjermanisë i dha titullin“Doctor Honoris Cauza”. Në Shqipëri për veprimtarinë e tij patrotike dekorohet më urdherin “Naim Frashëri” të klasit të parë.(F.E.SH.) Tiranë 2008,f.814. Më 14 tetor 1929 në Zym të Kosovës nga një atentat serbo-sllav At Gjeçovi vritet.

Në të vërtetë ai ndrroj jetë por se,veprimtaria e tij patriotike,dashuria për atdhe , për pamvarësi, për shkollim, dije dhe kulturë, studimet e tij bashkëkohore dhe në lashtësi e bejnë“TEMPULL”në vete që nuk e lënë të vdesi kurrë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...