‘Jo po Kosi, jo po gjiza, jo po gjalpi’, sot iu ‘tha pështyma’, por deri dje Rama betohej për Kajmakun

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu bind sot kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për t’i hequr mandatin kryetarit të Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku. Me 5 vota unanime, KQZ i hoqi mandatin Kajmakut, që fshehu një arr estim të vitit 2003 në Janinë.

 

Ndërkohë që, Rama ia la përgjegjësinë Kajmakut, duke “larë” duart me të, pasi folën institucionet, disa javë më parë, kryeministri mendonte ndryshe. I ftuar tek “Real Story”, Rama nuk ngurronte t’i bënte një alibi publike Kajmakut, duke e prezantuar tek shqiptarët si një burrë që nuk ka paguar njëherë në jetë një gjobë.

 

“Si është e mundur që një burrë që s’ka paguar një gjobë në jetën e tij, dhe për të nuk verifikohet asgjë, zero, ju e fusni dhe e bëni tre. Ju. Si është e mundur? Dhe dalin pozojnë atje.

Kri mi-kri mi-dr oga-dr oga… Kajmaku-kosi-gjiza-gjalpi. Ça janë këta more, ça janë këta? Ku i ndodh kjo? Unë s’kam parë”.-tha Rama për Kajmakun, ndërsa  iu tha pështyma para gazetarëve për të dhënë një përgjigjie lidhur me përgjegjësinë e Partisë Socialiste në këtë kandidim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...