Noçja e Big Brother zbulon se është bërë nënë

Përmes disa fotove ilustruese mbi shtatzëninë dhe muajt e parë të ardhjes në jetë të fëmijës, Najada Konomi, e njohur nga publiku si Noçja e Big Brother, zbuloi së fundmi në Instagram se është bërë nënë.

 

Nisur nga komentet, prej dy muajsh, ajo është bërë nënë e një vajze. “Momentet më të mrekullueshme,” shkroi Konomi në postim.

 

Në qershor, Najada zbuloi për herë të parë se ishte në pritje të ëmbël. “Të rrisësh një fëmijë është një periudhë krijuese, art më shumë se shkencë,” shkroi ajo në foton ku shfaqej me penel dhe bojra në duar. “Tani barku im është po aq fisnik sa zemra ime. Vogëlushe, ti më jep një arsye për të buzëqeshur çdo ditë.”

 

Në janar të 2018-s, ajo bëri publik lajmin se është martuar me partnerin, marrëdhënien me të cilin është përpjekur ta mbajë larg vëmendjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...