Këtë të mërkurë, një ndër të ftuarit në emisionin ‘Soiree’ nga Jonida Shehu ishte shefi i kuzhinës Renato Mekolli. Ai ka folur rreth sezonit të ri të ‘Hell’s Kitchen’ dhe ka treguar mes të tjerash pse është aq arrogant dhe i rreptë me konkurrentët.
Renato ka treguar se kur është fjala për kuzhinën, ai tregohet i rreptë me të gjithë, madje dhe me mamin. “Ka qenë shumë vite përpara kur unë kam ndihmës dhe laja pjatat dhe doja një ndihmës tjetër që të vazhdoja të më ndihmonte. Atë natë kam marrë mamanë time. Kam qenë shumë i rreptë me mamanë”, është shprehur Renato.
Ndërkohë Jonida e ka pyetur: “S’ka thënë ajo në ndonjë moment që u bërë ti që unë të kam bërë kokën?”, dhe Renato është përgjigjur: “Patjetër që e ka thënë dhe e thotë shpeshherë, sidomos kur ka të bëjë me gatimin.
Kur më thotë ‘Reni si të duket, e kam bërë të mirë sot?’ Të mirë e ke bërë o ma, por i ke zjerë pak më shumë perimet. Me marrsh të keqen kush të mësoi ty pastaj më thotë ajo”, ka shpjeguar më tej ai. Më tëj ai ka shtuar se në punë është i ftohtë me të gjithë pasi do më të mirën për klientët.