HISTORIA, NUK MUND TË ECË DHE NUK I JAPIN KEMPIN

Nuk mund të ecë më shumë se 50 metra për shkak të lodhjes nga një humbje e ndjesive në gjymtyrët e këmbëve .

Kjo është historia e 62 vjecarit Qemal Shima me banim në fshatin Melgushë, Bashkia Vau-Dejes.Ai dhe bashkëshortja janë invalid dhe absurdja është se nuk trajtohen me kempin e invaliditetit.

Komisioni mjekësor në Shkodër e ka parë si të arsyeshme trajtimin me kemp por nga ana tjetër ka qënë Komisioni Epror i Caktimit për punë në Tiranë që ka vendosur ti heqë atij kempin duke e vlerësuar si të aftë për punë.

Pas ekzaminimit komisoni mjekësor në Shkodër ka dalë në përfundimin se 62 vjecari ka bllokim të lëvizjeve artikulare, ka dhimbje në të dy anët dhe shkurtim të anësive

Qemali nuk mund të ecë më shumë se 50 metra sepse në të kundërt ai rrëzohet përtokë. Dhimbja është aq e mprehtë saqë arrin deri në mpierjen dhe bllokimin e të dyja këmbëve
I vetmi apel përvec se të trajtohet me kemp është sigurimi I ilaceve të cilat ai thotë se janë të papërballueshme sepse kushtojnë tepër shtrenjtë.Hapat që ai përdor për të luftuar dhimbjen quhet Medrol

Qemal Shimaj, përveç vështirësisë ekonomike dhe pamundësisë shëndetësore për të punuar, detyrohet të paguaj deri në qindarkën e fundit çdo mjekim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...