Ekziston një ditë që quhet “Dia de Los Muertos” ose Dita e të Vdekurve dhe ajo festohet kryesisht në Meksikë por edhe në vende të ndryshme të Amerikës së jugut. Besohet se shpirtrat vijnë në 31 tetor dhe largohen në 2 nëntor. 1 nëntori është dita kryesore që kujtohet.
Shumica e Amerikanëve e lidhin këtë festë me Halloween-in dhe me kafka të pikturuara me shumë ngjyra. Njerëzit që e festojnë besojnë se në 1 nëntor, shpirtrat mund të kalojnë shumë thjesht nga bota e tyre tek bota jonë. Familjet që kanë humbur
dike, vendosin më shumë pjata në tavolinë, shkëmbejnë histori dhe dhurata për të humburit.
Por kjo ditë është më shumë e lidhur me gëzimin, sepse shumica e njerëzve besojnë se shpirat do mërziteshin shumë nëse do na gjenin të mërzitur.
Kjo duket se është shumë ndryshe nga mënyra sesi Amerikanët e shikojnë vdekjen, jetën dhe varrimin. Mesa duket ne mund të mësojmë shumë gjëra për proçesin e mbajtjes së zisë nga Dita e të Vdekurve.
Vdekja është pjesë e jetës
Gjithmonë mund të keni menduar se jeta dhe vdekja janë dy gfjëra krejt të kundërta. Por Dita e të Vdekurve festoon vdekjen si pjesë të jetës sesa si fundin e saj.
Dhe sa më shumë ta kuptoni se vdekja dhe jeta nuk mund të qëndrojnë dot pa njëra tjetrën aq më të lehtë do e keni mbajtjen e zisë.
Një lidhje nuk mbaron vetëm se dikush është larguar nga kjo botë
Pjesa e parë e mbajtjes së zisë është kur e kupton se dikush është larguar nga kjo botë, dhe marrdhënia me të po ndryshon. Është shumë e rëndësishme që të mbani gjallë kujtimet që keni duke kujtuar momentet e bukura që keni kaluar bashkë dhe kjo gjë do t’ju ndihmojë shumë.
Mbajtja e zisë nuk është për një periudhë të shkurtër ose më saktë nuk është e përcaktuar
Kur dikush që ju doni vdes, të gjithë presin nga ju që të vuani- por thjesht për një periudhë të shkurtër kohe.
Problemi është sigurisht se njerëzit nuk mund ta kalojnë dhimbjen me skedulim, dhe ndonjë herë duhen muaj por edhe vite të tëra për të “hecur para”, veçanërisht nëse keni humbur dikë në mënyrë të papritur