Moderatori i njohur Florian Agalliu, pas dy sezonesh në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ka vendosur të largohet përfundimisht nga ekrani i ‘Top Channel’. Burime nga revista ‘Who’ kanë treguar se ai ndërprerë kontratën televizive.

 

Duke filluar që nga muaji Janar moderatori nuk do të duket më në Top Channel. Arsyet që e kanë cuar Florianin të marrë këtë vendim nuk janë bërë të ditura ende, por ai nuk do largohet i vetëm. Së bashku me të edhe e shoqja, Renisa Shabani. Pas ‘Vitit të Ri’ as ajo nuk do të jetë më pjesë e Topit.

 

Kujtojmë që Floriani momentalisht po merret dhe me konkurrimin e tij në ‘Dance with me’.