Aktorja e njohur puthet në buzë me moderatoren në mes të emisionit

Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin e njohur televiziv “The Ellen Degeneres Show”. Të dyja i kanë befasuar të gjithë me një puthje që kanë shkëmbyer në buzë në mes të emisionit.

 

Pak ditë pasi Ellen puthi në studio kolegun e saj Howard Stern, Jennifer tregoi një kuriozitet të madh për të ditur si e kishte përjetuar moderatorja puthjen në buzë me një mashkull dhe nga këtu nisi gjithçka. Ellen i ka treguar se ajo di të puthë meshkuj pavarësisht se i pëlqejnë femrat.

 

Më pas moderatorja ka pyetur Jenniferin se kur ka qenë hera e fundit që ajo ka puthur një femër. Aktorja ka hezituar fillimisht duke thënë “Unë nuk i puth vajzat në buzë, jo…”, por më pas të dyja janë përkulur duke shkëmbyer një puthje me njëra-tjetrën.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...