Një manovër e re e qeverisë italiane është pikërisht krijimi i kartës së fëmijëve prej 400 euro në muaj, që nga lindja deri në vitin e tretë të jetës, me një tavan të ardhurash ISEE për familjet që do të mund të përfitojnë.
Bonusi i ri i shpallur nga Ministrja e Familjes, Elena Bonetti, po merr formë dhe ajo që bie në sy në përmbajtjen e projektligjit, është buxheti i dërguar ministrive i cili duket se është më shumë një “kartë shërbimi” e vlefshme për të paguar funksione të ndryshme: nga tarifat e çerdheve tek kosto e babysitter-it.
Karta e fëmijëve do të bëhet e mundur me një financim fillestar prej 500 milion eurosh dhe përfaqëson në vetvete hapin e parë në një riorganizim të shërbimeve të skaduara siç janë bonusi i lindjes, bonusi i nënës apo kuponi i çerdhes . Shifra prej 400 eurosh është e njëjtë me atë të parashikuar në projekt-ligj, relativ me ekzaminimin e Komitetit të Çështjeve Sociale të Shtëpisë.
Ministrja Bonetti paraqiti dje disa indikacione të reja në ndihmë të familjes si dhe tre masat kryesore që do të ndërmerren. E para është kompensimi mujor universal për të gjithë të porsalindurit qysh në vitin 2020, duke filluar nga 80 në 160 euro në varësi të të ardhurave. Familjeve më të varfra do ju takoj 160 euro në muaj, ndërsa për më të pasurat 80 euro.
Më pas do të ketë një masë për shkollat e çerdhet. Çka do të thotë që familjet do të japin një kontribut për t’u regjistruar dhe për t’i çuar fëmijët në çerdhe, deri në 250 euro në muaj, që do të thotë 3000 euro në vit. Kjo nuk vlen vetëm për të sapolindurit, por për grup moshën 0-3 vjeç. Masa e tretë është leja e lindjes për baballarët që zgjatet në 7 ditë.
Përfitim për familjet e varfra
Gjatë seancës dëgjimore për delegacionin, Alberto Zanardi i Zyrës së Buxhetit Parlamentar, sqaroi se me një kufizim financiar prej rreth 2 miliardë euro, nga simulimet e kryera me modelin UPB, do të rezultonte një korrespodencë me shumën maksimale të prive të parashikuar nga projekt ligjit prej 400 euro në muaj.
Në këtë rast përfitimi do të shkonte për rreth 545,000 fëmijë nga 0-2 vjeç (42% e totalit) me një shumë mesatare prej 301 euro. Duke mos ditur se cilat zgjedhje do të miratojë qeveria në bazë të të ardhurave, nga kjo analizë mund të konkludohet se kjo manovër është një përfitim më shumë i destinuar për familjet më të varfra.
Në këtë pikë pyetja që vlen për tu shqyrtuar është nëse janë pikërisht këto familjet për të cilat detyrimi për t’u kujdesur për fëmijët paraqet pengesën kryesore për pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës dhe si mbivendoset kjo ndihmë e re në të ardhurat e nënshtetësisë. (Ilsole24ore)