E mbushur me batuta dhe mesazhe politike, ka qënë përfshirja e Kryetarit të PDK, Nard Ndoka, në një bashkëbisedim argëtues televiziv, “Casa de los 3s” drejtuar nga Dajana Shabani në Ora. Ndokës iu bënë dy pyetje pikante ndër të tjera dhe dhe ja si u përgjigj politikani.
Dajana: Nëse një ditë do të uleshit në karrigen e Kryeministrit, do të merrnit mesazhe nga Rama, Berisha apo Nano?
Ndoka: Karrigen e Ramës do ta laja si fillim, do t’i bëja një lavazh përpara se të ulesha, ndërsa….
Dajana: Në çfarë sensi?! Më fal, ëë, se jam bionde dhe s’i kap gjithmonë!
Ndoka: Në sensin e mëkateve, mëkateve të qeverisjes… jo kështu!
Dajana: Se helbete, na shkon mendja…
Ndoka. Jo, se edhe për pjesën e higjenës e do një dorë, por nuk është si model e kam fjalën. Ndërsa Berisha është një personazh, që merret diçka prej tij, ka gjëra pozitive. Kush ishte tjetër?
Dajana: Fatos Nano….
Ndoka: Nano ka qënë një shtetar i mirë, pavarësisht se ka qënë i papërgjegjshëm. S’kam lidhje me pijen e tij, se ishte pijedashës, po nuk e marr atë pjesën e vesit.
Kështu që unë parapëlqej më shumë Berishën si model.
Shpesh here Nard Ndoka sa i perket deklaratave apo intervistave te tij qe ben ne media nuk nguron qe ti shperndaje edhe ne rrjetet sociale dhe shkoder.info eshte nje prej tyre ku ne Twitter Ndoka ka shperndare pikerisht kete artikull. Por nuk eshte vetem Ai qe e ka dhperndare kete lajm pasi edhe Gazeta Euro Albania