Ulje drastike te temperaturave, meteorologia tregon daten se kur do te vazhdoj dimri i vertete

Ndonëse po vjen fundi i muajit tetor, moti vijon të surprizojë me temperatura verore, deri në 30 gradë celsius. Ky mot mjaft i kthjellët do të vijojë edhe për disa ditë, për t’iu lënë vendin reshjeve të para të shiut të vjeshtës, në fillim të muajit nëntor.

Kështu parashikojnë meteorologët e “Meteoalb”, të cilët theksojnë se ditët e para të nëntorit do të shoqërohen dhe me një rënie të ndjeshme të temperaturave, deri në 6-7 gradë më pak.

“Moti në vijim: kjo fundjavë mbetet me kthjellime por e freskët, kryesisht në orët e para të ditës dhe vonë në mbrëmje.

Edhe java tjetër nis e kthjellët me rënie graduale të temperaturave por të mërkurën dhe në vijim ditët e para të nëntorit, priten reshje në territor.

Po ashtu, temperaturat vijojnë të ulen duke shënuar rreth 6-7°C më pak, se vlerat e kësaj fundjave”, thuhet në njoftimin e “Meteoalb”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...