‘Qeros, o qeros, jemi qerosë të dy…’, Rama batuta me fëmijën

Është transformuar plotësisht Qendra Shëndetësore e Roskovecit që tashmë do tu shërbejë rreth 35 mijë banorëve të kësaj zone.

 

Qendra është me shërbim 24 orësh dhe përveç banorëve të kësaj zone sipas mjekëve , për të marrë shërbimet e nevojshme vijnë edhe banorë nga fshatrat e Beratit. Qendra Shëndetësore e Roskovecit është transformuar falë Programit Kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

 

Për të inspektuar këtë qendër shëndetësore ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirli. Gjatë vizitë në këtë qendër shëndetësore kryeministri Rama ka takuar disa pacientë të rastësishëm, ku më i veçanti ishte një djalë i vogël me të cilin kryeministri nuk i kurseu batutat duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit.

 

Fëmija e shikon me habi, kryeministrin ndërsa ky i fundit i afrohet duke i thënë me përkëdheli: “Qeros, o qeros, jemi qerosë të dy…”

 

Më pas vëmendjen e fëmijës e tërheq mjekra që kryeministri ka lënë kohët e fundit.

 

Ndërkohë sipas një prej pjesëtarëve të stafit spitalor, në këtë qendër shëndetësore është arritur shifra mbi normën e planifikuar për ‘Check Up’.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...