13 muaj më parë ish portieri dhe ish drejtori i Vllaznisë Armir Grima u arrestua duke u akuzuar për trukim ndeshjesh dhe si pjesë e një grupi kriminal derisa 13 muaj më vonë mori pafajsinë duke u liruar nga të gjitha akuzat.
Pas gjithë këtij kalvari Grima rrëfen këto muaj të vështirë në jetën e tij ndërsa thotë se ishte një goditja e pamerituar nga shteti shqiptar ndaj figurës së tij.
Grima thotë se shteti ka shumë gjëra me çfarë të merret sa i përket botës së krimit dhe jo me njerëzit e sportit.
Pas këtyre 13 muajve si një sporvë aspak e lehtë Armir Grima ka disa falenderime.
Babai i Armir Grimës, Ndoc Grima dhe nëna e tij Shaqe mes lotësh thonë se këta 13 muaj është një tronditje që nuk harrohet deri në ditën e vdekjes.
Për tre ditë me radhë vajza e madhe e Armir Grimës, Morena nuk foli me askend ndërsa për disa kohë nuk shkoi as në shkollë ndërsa rrëfen se si shoqëria e saj e braktisi duke e paragjykuar por asnjëherë Morena nuk u lëkund dhe arriti ta përballonte.
Armir Grima është zyrtarizuar tashmë sërish si trajner i kombëtares së femrave pas pezullimit në momentin e arrestimit të tij 13 muaj më parë dhe do të vijojë rrugëtimin e tij në sport dhe familje edhe pse ky moment nuk mund të shlyhet asnjëherë nga memoria e familjes Grima.