Përplaset me shpejtësi të lartë, humb jetën 32-vjeçari shqiptar

Një shqiptar humbi jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së martës në provincën Colannella të Teramos në Abruzzo të Italisë.

Sipas mediave vendase, mjeti tip “Opel Meriva” që drejtonte 32-vjeçari Shendi Çaushaj, doli nga rruga dhe u përplas me një rrënjë ulliri. Siç shihet edhe në foto, automjeti duhet të ketë qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë pasi makina ka pësuar shumë dëme kryesisht në anën e shoferit.

Nga përplasja ka mbetur i vdekur në vend Çaushajn, ndërsa shqiptari tjetër, i cili udhëtonte si pasagjer në makinë, u dërgua në spital gjendje të rëndë shëndetësore. Mediat nuk ia kanë bërë publik identitetin.

Pritet që autoritetet të dalin në një përfundim zyrtar për shkakun e ngjarjes, ndërkohë që pista kryesore ku po hetohet është ajo e përplasjes si pasojë e shpejtësisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...