“Shmangni rrezikun e interesit personal…”, Angelo Massafra apel pushtetarëve: Ndihmoni shoqërinë…!

Arqipeshkvi i Shkodrës, monsinjor Angelo Massafra, gjatë meshës së shenjtë për “Festën e Zojës” në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër iu drejtua me një mesazh të drejtpërdrejtë zyrtarëve që drejtojnë qytetin verior,

ndërsa kërkoi prej tyre që të anashkalojnë interesat personale dhe të luftojnë për rritjen e mirëqenies dhe përmirësimin e shoqërisë. Ai në fund kishte edhe një lutje për shtresat e pamundura të shoqërisë, ndërsa kërkoi prejt tyre të mos dorëzohen pasi shprehu bindjen se shoqëria dhe Zoti nuk do t’i braktisin asnjëherë.

“Dëshiroj t’ua drejtoj mendimin tim në këtë qytet të Shkodrës atyre që kanë pergjegjesi drejtuese apo qeverisëse për të siguruar për lutjen apo bashkëpunimin faktik të të gjithëve katolikëve shkodranë. Të kesh përgjegjësi nuk është arsye krenarie por të vë ne një pozicion të veçantë pasi pret fjalë për t’u kujdesur për të mirën e përbashkët dhe me të gjitha vështirësitë që rrjedhin nga një gjë e tillë.

Ftoj që të favorizohet më shumë bashkëpërgjegjësia e qytetarëve në mbarështrimin e gjërave publike duke shmangur kështu rrezikun e interesave private që nuk ndihmojnë në zhvillimin e vërtetë të një shoqërie. Në fund kam një mesazh ngushëllimi për të sëmuret dhe gjithë të vuajturit, të braktisurit dhe gjithë shtresat në nevojë që të keni shpresë dhe mos u dorëzoni, sepse Zoti nuk iu braktis kurrë”-tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...