50 mijë eurot u harruan, këngëtarit shqiptar i paskan vjedhur edhe shtëpinë

226

I ftuar në “Ftesë n 5” me Bieta Sulon, Endri Prifti jo vetëm sqaroi të vërtetën e statusit në të cilin akuzonte qeverinë se i kishin vjedhur 50 mijë euro në baste,

por gjeti rastin për të denoncuar padrejtësinë e radhës, e cila qenka më e madhe, një shtëpi.

“Këta të vjedhin shtëpinë, vete tjetri të hap shtëpinë, ndërron çelësin, t’i merr që të gjitha… Kisha 13 vite kredi për një shtëpi që kisha blerë në Korçë dhe 12 vjet pagova gjithë shtëpinë. Në mars, gjatë kohës që isha në turne në Amerikë, nuk u paraqita dot në gjyq, avokati im kishte ikur rastësisht në Kanada e s’ishim marrë vesh.

Vetëm për mosparaqitjen një herë në gjyq, ata tre gjyqtarët e lanë hajdutin të fitonte”,- tregoi ai, duke lënë të kuptohej se një nga kundërshtarët e vet ishte bërë shkas që të humbte shtëpinë e të niste procedurat nga fillimi.

Lexo edhe:   Në ”Big Brother” fitoi 100 milionë lekë, shqiptari rrëqeth: Tani mezi mbijetoj edhe pse punoj 12 orë