OPINION/ Zaev i Shkupit dha dorëheqjen pas refuzimit të negociatave, po Rama i Tiranës…?!

Vetëm pak minuta pasi u mësua se 28 vendet antare të BE-së nuk arritën konsensus për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, kryeministri i këtij vendi, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen nga posti. Lajmi është dhënë nga një agjensi prestixhoze si ANSA dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga vetë kryeministri Zaev.

Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka njoftuar një konferencë për gazetarët në orën 17:00 me ministrin e jashtëm të deleguar Genti Cakaj. Sipças gjasave, Rama nuk ka patur informacion për vendimin e kolegut maqedonas sepse tashmë, dalja e tij para mediave e publikut, kushtëzohet ndjeshëm…

A do të japë dorëheqjen kryeministri Rama pas refuzimit të çeljes së negociatave me Shqipërinë nga BE-ja? Pas dorëheqjes së kryeministri Zaev, është pyetja më e natyrshme që ngrejnë jo vetëm shqiptarët por edhe ndërkombëtarët.

Tashmë para Ramës është një precedent imponues dhe nga një homolog që, vendi i të cilit duket se “u dogj” për të shpëtuar Shqipërinë. Dhe kjo, falë këmbënguljes gjermane e sidomos të Merkel.

Në vigjilje, Maqedonia e Veriut ishte e favorizuar për çeljen e negociatave. Nuk kishte asnjë nga problemet me të cilat Franca e Holanda justifikuan “kokëfortësinë” e tyre për të mos hapur negociatat: Emigracioni i parregullt, eksportimi i kriminalitetit dhe pandëshkueshmëria e zyrtarëve apo ish- zyrtarëve të inkriminuar. Megjithatë, për të mos ndarë nga “vallja” e integrimit në BE vendin tonë, “u sakrifikua” edhe Maqedonia e Veriut. Pas nënshkrimit të marrëveshjes për emrin me Greqinë, vendin fqinj nuk kishte çfarë bënte më shumë.

Në orën 17:00 kryeministri Rama, nëse del para gazetarëve, nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç…njoftimit të dorëheqjes. Zoran Zaev i ka mbyllur çdo mundësi tjetër, nëse do të tregohet në lartësinë e të paktën një homologu ballkanik. E nëse kryeministri ynë nuk ka ndërmend të ndjekë këtë precedent, do të ishte mirë të mos dilte para mediave, të paktën për disa ditë.

Zhvleftësimi i tij në sytë e shqiptarëve, ballkanasve e europianëve, do të ishte fatal për sot por edhe për nesër. Nga 2013-a kur u ul në atë karrike, asnjëherë më shumë se sot nuk po i lëkundet ajo Edi Ramës. As kur Meta e kërcënonte me numrat e tij në Kuvend. Të dish të përballesh më dështimin, shpesh herë është tregues i një aftësie më të madhe se të fitosh në politikë! A e ka këtë aftësi ish- “misionari” Edi Rama…?!

Sot kryeministri Rama duhet të anulojë konferencën për shtyp me gazetarët. Ose të njoftojë dorëheqjen e tij për t’iu drejtuar shqiptarëve për votëbesim. Brenda 45 ditëve apo pas një qeverie teknike, kjo ka pak rëndësi. Çdo gjë tjetër do të ishte veçse propaganda e rradhës!

/Nga Blerti DELIJA/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...