Nëna dhe foshnja gjenden të përqafuar pa jetë në fund të detit në Itali

12 trupa të pajetë u gjetën në det, rreth 6 milje larg Lampeduzës në Itali.

Mes tyre edhe një foshnjë, i cili përqafonte nënën e tij të re në moshë. Policia bregdetare e shtetit fqinj gjeti trupat e paje/të të hënën që lamë pas, ndërsa nuk përjashtohet fakti që mes viktimave të ketë edhe persona të tjerë, të cilët nuk janë gjetur ende.

Barka e përmbytur është gjetur në një thellësi prej 60 metrash. Ajo është arritur të identifikohet përmes një roboti nënujor që përdorin rojet bregdetare në Itali. Për nxjerrjen nga uji të të gjithë trupave, një pjesë e së cilëve kanë pësuar edhe dëmtime të dukshme, do të duhen disa ditë, por prej ditës së nesërme polumbarët do të shtohen në numër për të përmbyllur këtë proces sa më parë.

Barka që është gjeur, është përmbytur në orët e para të 7 tetorit, vetëm 6 milje larg Lampeduzës. Fillimisht është dhënë alarmi dhe kërkesa për ndihmë, por më pas, disa nga udhëtarët e kësaj barke kanë nisur të acarohen, duke qenë se ndihma po vonohej dhe kanë shkaktuar përmbytjen e barkës, e cila kishte ngelur pa karburant.

Deri më tani janë nxjerrë nga uji 12 trupa, të gjitha të grave dhe vajzave të reja. Mes tyre ishte edhe një vogëlushe 12 vjeçare. Sipas mediave italiane, kjo fatkeqësi do të kujtohet si “masakra e grave”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...