MALËSI E MADHE, BELGJIKA DHURON MJETE PËR EMERGJENCAT

Në bashkinë e Malësisë së Madhe kanë mbërritur një mjet zjarrëfikës, një autobot dhe një autoambulancë të cilat janë donacione nga qyteti i Namyrit të Belgjikës. Ky donacion është si rezultat i vizitës së bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë atje me kryetarin e komunës së Namyrit.

Ndërkohë paraditen e kësaj të Merkure këshilli bashkiak i Malësisë së Madhe organizoi në sallën e këshillit bashkiak ceremoninë e dhënies së titujve “Qytetar Nderi” të Malëisë së Madhe për 4 personat që kontribuan për këto donacione me motivacionin “ Për kontribut të shquar në mbështetje me mjete operuese të domosdoshme në fushën e sektorit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit dhe shendetësisë në territorin e kësaj bashkie.

Ndërkohë pas marrjes së dorëzimit të titullit njëri prej të pranishmëve Pierre Boca me detyre komandant i sigurisë në Namyr të Belgjikës teksa falenderoi këshillin bashkiak për nderimin, u shpreh impresionues për Shqipërinë, duke thënë se ka mbetur i mahnitur

Tashmë Bashkia e Malësisë së Madhe është e pajisur me mjete të kohës moderne. Duke e ditur se punëtorët e kësaj njësie kanë punuar me mjete të vjetruara, tani do e kenë më lehtë që ti kryejnë shërbimet e tyre, dhe në këtë formë është ngritur siguria në një standard të ri në Malësin e Madhe

Ndershtiqaj takim ne NJA Dajç, “Qeverisja e drejte dhe rezultatet nuk mungojne”

Kandidati per deputet Marjan Ndershtiqaj ka zhvilluar si pjese e axhendes se tij nje takim me banoret e NJA Dajç. Ai ishte i shoqeruar...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ndershtiqaj takim ne NJA Dajç, “Qeverisja e drejte dhe rezultatet nuk mungojne”

Kandidati per deputet Marjan Ndershtiqaj ka zhvilluar si pjese...

Agro Fest gjallëron Jubanin dhe promovon pasuritë e Njësisë Administrative Guri i Zi

Dje, në oborrin e kishës “Shën Prenda” në Juban,...

Marjan Ndërshtiqaj: Dukagjini meriton më shumë, me Partinë Socialiste drejt zhvillimit

Në një takim entuziast në zemër të Dukagjinit, në...

Kryeministri Rama takon të rinjtë në Shkodër: Besimi i palëkundur për një të ardhme europiane

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe entuziazëm...