Pas 50 vitesh zbulon se shoqja e fëmijërisë është motra e saj

Një grua është shokuar kur ka zbuluar që mikesha e fëmijërisë është motra e saj, të cilën po e kërkonte prej 5 dekadash.

 

Cara Jane Farrar Peterson, 52 vjeçe ka thënë se më në fund i përket dikujt pasi u prezantua me Karen Smith, motrën nga babai të cilën e njohu si shoqe në Scarborough.

 

Cara, nëna e 7 fëmijëve ka dashur gjithmonë të dijë identitetin e babait të saj biologjik por kishte vështirësi pasi nëna e saj ishte martuar 6 herë dhe ka përfunduar në spital prej problemeve mendore.

 

“Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme. Më ka munguar kaq shumë. Ka qenë e vështirë dhe më kanë munguar shumë gjëra me Karen. Kjo gjë më ndryshoi totalisht. Gjithmonë ndihesha sikur kisha humbur shpirtin dhe më në fund ndjej se i përkas dikujt.

 

Kam qëndruar pranë gjysmë motrës time sepse nuk kisha askënd. Sikur ne e ndjenim që kishim lidhje, edhe pse nuk e dinim që jemi motra”, tha Cara.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...