Nuk ka kaluar ende java që kur u transmetua për herë të parë emisioni “Klanifornia” në TV Klan, nën drejtimin e Marina Vjollcës dhe menjëherë kanë plasur kritikat publikisht.
Këtë herë ka qenë moderatorja Liberta Spahiu e cila ka publikuar një shkrim të “Prive.al”, që e trajton emisionin si “turp” dhe rezultatin e tij si “një zero me bisht” në artikullin e titulluar: “Skandaloze: Si përbuzen luftëtarët kosovarë në ‘Klanifornia’?”
Liberta madje e ka shoqëruar reagimin e saj me një emoji që duket se tregon se për të, emisioni ishte i neveritshëm.
Në shkrim nuk kursehen kritikat për skenografinë që thuhet se është një kopje e “Portokallisë” dhe sigurisht, Marinën për të cilën thuhej se nuk ka ndryshuar taktikë nga “C’est la vie’”:
“Premiera e programit ishte zhgënjim për shikuesit nga të gjitha detajet. E para, skenografia e cila ngjante në Portokallinë e 15 viteve më parë. Me një ndriçim të zbehtë, të qeshurat e shtuara në montazh, ‘Klanifornia’ ngjante në gjithçka, përpos një programi humori që synon të përçojë gjallëri. Kritikat u rikthyen edhe për Marinën në vazhdën e të njejtave me ato të ‘C’est la vie’”, thuhet në shkrim.
Por çfarë fshihet pas këtij sulmi të “Prive” dhe Liberta Spahiut?
Në rrjetet sociale dhe mediat rozë ka nisur që kjo tashmë të etiketohet si një hakmarrje.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, reperi Getoar Selimi ka pasur një lidhje vërtet serioze me Liberta Spahiun.
Pas ndarjes, ajo tha se problemet lidheshin me punën e saj si gazetare. “Unë më shumë e dua punën time se gjithçka tjetër”.-ka thënë Liberta.