Koreografi i njohur dhe shumë i suksesshëm Albi Nako ishte i ftuar pasdite tek “Rudina”, së bashku me Alba Hoxhën për të folur për akademinë e tij “Albi Nako Dance Academy”, të hapur më 1 tetor e ku mund të bëhen pjesë të gjithë ata që kanë pasion kërcimin.
Gjatë emisionit Albi tregoi se prindërit e tij në 50-vjetorin e martesës së tyre kanë kërcyer së bashku në akademinë e të birit. Në ekran u shfaq një insert me prindërit e Albit dhe koreografi i emocionuar u shpreh se ndihet me fat.
Albi shtoi se këtë herë nuk do qajë, duke kujtuar intervistën e dy viteve më parë kur ai u përlot pas një mesazhi të Klaudia Pepës.
“Kam qarë një herë këtu dhe nuk qaj dy herë. Një herë qajnë burrat thonë dhe unë kam qarë tek Rudina. Ekskluzivisht për ty qava dhe bëra dhe prova para se të qaja, sigurisht”, u shpreh Albi.