Vite me pare VIS Albania, (Vullnetarizmi Ndërkombëtar për Zhvillimin), ju drejtua me një shkrese zyrtare Bashkisë Koplik ne Malësinë e Madhe duke i kërkuar informacion për një vend “sekret” që ndodhet po në ketë zone.
Nder te tjera i kërkohej informacion për një vend “magjik” që sot quhet “Syri i Sheganit”. Çuditërisht VIS Albania merr një përgjigje qe nuk kemi informacion. Sot ky vend po promovohet shume nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, si dhe në rrjetet sociale. Kjo fale “zbulimit” të vonuar të këtij vendi “magjik”.
VIS Albania ka organizuar shpesh here aktivitete ne ketë zone për qellim promovimin e vlerave turistike ne Malësinë e madhe në një projekt që zgjat rreth një vit 2019-2020.
Grupi rinor i Malësisë së Madhe (Slow Food Youth Network – SFYN Malesi e Madhe), nxitur dhe mbështetur nga VIS Albania, është angazhuar disa here në një fushate pastrimi tek “Syri i Sheganit”, sot ky vend është dhe një monument i mbrojtur i natyrës në Malësi të Madhe.
Duke marr shkas nga fotot e publikuara në shkoder.info, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit sot promovon ketë vend dhe bën thirrje të gjithë shqiptareve ta vizitojnë atë.
E nuk na mbetet gjë tjetër përveçse të themi qe ky vend është ndër më të veçantët në veriut te Shqipërie.