Armina Mevlani jep lajmin e madh për shqiptarët…

Armina Mevlani ka folur për dasmën e saj luksoze me djalin e ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

E ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Armina e konsideroi marrëdhënien e tyre më tepër se të konsoliduar, duke theksuar se fakti që nuk ka ende një unazë martese nuk i bën më pak burrë e grua.

Megjithatë duket se dhe planet e dasmës luksoze nuk janë të largëta, pasi Armina tregoi se ka nisur përgatitjet për të stiluar fustanin e nusërisë, fustan që ajo do ia besojë një prej markave më të njohura me të cilët ka patur bashkëpunime së fundmi.

E sigurt është që mes markave prestigjoze si Eli Saab, Alberta Ferreti, Alexandër McQueen dhe Vivienne Westwood, një prej tyre do realizojë fustanin e Arminës, e cila ka shfrytëzuar udhëtimet e punës për të bërë takime me disa dizenjues.

E pyetur nga Bieta për më shumë detaje rreth fustanit të ëndrrave, bukuroshja tha se dëshiron të jetë një nuse e veçantë, larg tradicionales që jemi mësuar të shohim zakonisht.

Ajo tha se stilimi i fustanit të duhur është një process që kërkon kohë dhe kushtëzon disi datën e ceremonisë martesore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...