Do të donit një sugjerim se ku mund të kaloni këndshëm një fundjavë?

Do të donit një sugjerim se ku mund të kaloni këndshëm një fundjavë tetori me diell?!
Ne ju sugjerojmë Zonat e Mbrojtura sigurisht ? dhe më konktretisht?Syrin e Sheganit!
Si thoni që të ia fillojni me një piknik afër Syrit të Sheganit, më pas shëtitje në natyrë, një perle natyrore të fshehur buzë Liqenit të Shkodrës, më pas, jo shumë larg nga këtu mund të vizitoni Reçin,

pjesë e Parkut Bashkiak të Shkrelit dhe sigurisht, jemi në sezonin e ? dhe gështenjat e Reçit njihen në të gjithë vendin tonë dhe më gjërë për cilësinë e tyre të mirë!
Gjatë rrugës për kthim, ofrohet pamja e mrekullueshme e perëndimit të diellit mbi liqen ?!

 

Foto Terenc Pepa

Monument Natyre Syri i Sheganit

Pak kilometra nga Shkodra, afër Rezervatit Natyror të Menaxhuar të Liqenit të Shkodrës në Malësinë e Madhe, vetëm
14 km nga qëndra e Koplikut ndodhet Syri i Sheganit me katogori lll mbrojtje sipas IUCN – Monument Natyre me sipërfaqe 9765.06 m2.

Syri i Sheganit është një burim i madh Karsitik që gjendet në afërsi të fashatit Kosan, të komunës Bajzë në rrethin e Malësisë së Madhe, pranë buzës lindore të Shkodrës, në lartësinë rreth 6 metra mbi nivelin e detit.
Nga banorët e zonës njihet ndryshe me emrin Sifoni i Virit.

Foto Terenc Pepa

Përbëhet nga një burim i madh karstik që del vertikalisht në çarje tektoniko-karstike dhe lidhet me dy burime të tjera karstike që quhen hurdhana me prurje deri 150 l/sek.
Uji i burimit të Sheganit del nga një oxhak karstik me thellësi rreth 22 – 28 m dhe gjerësi 3 – 5 m Kanë ujë të pastër dhe të ftohtë, që vjen nga ujërat karstike të Alpeve Perëndimore të Shqipërisë.

Eksplorimet e tanishme kanë arritur deri në gjatësinë 80 m të rrugës që bëjnë ujërat e këtij burimi. Më pas është një shpellë e shëmbur që pengon eksplorimin.

Në ujërat e tyre ka peshq e gjallesa të tjera. Burimet krijojnë një mjedis shumë tërheqës me vlera shkencore (hidrologjike, speleologjike, gjeomorfologjike), didaktike, estetike e turistike. Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Shkodrës – Koplik – Ivanaj – Gashaj – Shegan.

Foto e marrë nga @Terenc Pepa!

 

Foto Terenc Pepa

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...