Rëndohet situata, nxënës të helmuar nga ushqimi në Postribë, rikthehen në spital

Rëndohet situata e nxënësve të helmuar në shkollën e Postribës. Shumë prej fëmijëve janë rikthyer në urgjencën e spitalit të Shkodrës dhe të paktën 6 janë shtruar pasi kanë paraqitur përkeqësim të gjendjes së tyre.

 

Prindërit tregojnë rreth simptomave të cilat janë kryesisht dhimbje barku dhe të vjella teksa bëjnë fajtor “Fast food-in” ngjitur me shkollën për këtë ngjarje.

 

Një nga të helmuarit e shtruar në spital tregon se dhimbjet i kanë nisur pas konsumimit të një sanduiçi në këtë “Fast food”.

 

Mësohet se në këto 48 orë janë rreth 50 fëmijë të shkollës “Adem Haxhia” në Postribë të cilët janë paraqitur në urgjencen e spitalit. Policia ka nisur hetimet, ndersa Drejtoria e Shëndetit Publik ka marrë mostrat e ujit dhe të ushqimeve të “Fast food-it” për të identifikuar shkaqet e helmimit.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Çdo ditë n’Shkodër, nadja asht nji zgjim i andshëm t’amëlcimi

Asht nadje heret nan Rozafat. Përlotem tue e mallnue...

Shkodra priti ndërrimin e viteve në shesh me spektakël si asnjë qytet tjetër

Qytetarët pritën Vitin e Ri në shesh me një...

Qeveria shqiptare akordon pension të posaçëm për prof. Zef Çobën

Akordimi i pensionit të posaçëm nga qeveria shqiptare për...

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...