“Vodafone tall leshtë me klientët”, denoncon DJ: Si më doli jo aktive paketa në Poloni, pagova 48 mijë lekë

Ervin Xhixho i njohur nga të gjithë si DJ Vini ka denoncuar se kompania “Vodafone” se mashtron me ofertat e saj. Ai ka treguar eksperiencën e tij jashtë shtetit pasi ka bërë një ofertë te Vodafone në Shqipëri, ku i është komunikuar që do të jetë aktive në të gjithë Europën.

 

Por sipas tij, sapo mbërriti në Poloni , nuk ishte aktive paketa.

“Se është dhe shumë e rëndë, që “Vodafone Albania” e di Poloninë jashtë Evropës në ndonjë kontinent tjetër. Apo vari lesht, se në Shqipëri jemi.
Futi një “Ready”, ose një “Power to you” në fund dhe je në rregull. “, shprehet ai.

 

Reagimi i plotë:

Ndërkohë që “Vodafone” nëpër botë për klientët disavjeçarë dhuron telefona ose minimalisht paketa falas, “Vodafone Albania” për klientët e hershëm tall leshtë…, se s’ma lejon dhe edukata të them tamam se ç’tall.

Si gjithmonë para se të dalësh jashtë shtetit, ikën kërkon e bën një ofertë, që të përdorësh telefonin.

Tek dyqani Vodafone të thonë 2200 lekë, blen 2 paketa dhe komunikon me të gjithë Evropën. Për një çift shkon 4800 lekë, po flas për lekë të rinj. Pak si shtrenjtë, por duhet bërë oferta për çdo gjë.

Për konfirmim të vjen dhe mesazhi nga kompania, që je rehat në gjithë Evropën. Ik udhëto, kënaqu, fol, lundro dhe bëj qejf

 

Sa mbërrin në Poloni, të vjen mesazhi, që “të fik llambën”
Dhe çfarë duhet të bësh, përveç se të kthehesh i zhgënjyer këtu, nga një nga kompanitë më prestigjoze (gjasme). Mos të flasim për dëmet që sjell kjo ndodhi, se nuk pyet kush për to.

Tallja vazhdon edhe më rëndë, kur të vjen mesazhi te foto e tretë, sa hyn në Shqipëri. Si i bëhet? Bëhen këto budallëqe nga kompani të tilla nëpër botë?

 

Se është dhe shumë e rëndë, që “Vodafone Albania” e di Poloninë jashtë Evropës në ndonjë kontinent tjetër.

Apo vari lesht, se në Shqipëri jemi.
Futi një “Ready”, ose një “Power to you” në fund dhe je në rregull.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...