3.8 mld leke per rrugen panoramike Shengjin-Velipoje- Rama: Ne pranvere nis ndertimi i saj

Në pranverë nis ndërtimi i rrugës Shëngjin-Velipojë, ka thënë Kryeministri Rama, ndërsa inspektoi punimet për rikonstruksionin e rrugës Balldre-Bendt.

 

Ka qenë kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama në Lezhë, ndërsa inspektoi punimet për rikonstruksionin e rrugës Balldre-Bendt apo siç njihet ndryshe, rruga e Torovicës. Rruga e re Shëngjin-Velipojë, e cila parashikohet të ketë impakt të madh në turizëm.

 

Investimi për këtë rrugë vlerësohet 3.8 miliard lekë dhe shkurton në rreth 15 kilometra distancën mes dy zonave bregdetare të zonës veriore të vendit. Ky aks rrugor parashikohet të ndërtohet sipër malit të Shëngjinit, duke përbërë kështu një aks panoramik.

 

Në deklarimet e mëparshme të kryeministrit, për këtë aks rrugor ka pasur diskutime me financuesit e mundshëm, Bankën Botërore dhe Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...