Eduart Grishaj ‘rikthehet ne shtëpi’. Udhëtimi i tij nuk ishte aspak rastësor

Rreth një muaj më parë Eduart Grishaj dhe stafi i tij, nisën një udhëtim drejt Veriut të Shqipërisë. Udhëtimi i tij nuk ishte aspak rastësor , pasi ai po xhironte projektin e tij të ri filmik i cili mban titullin “Gjyshja”.

 

Pranë tij ishte edhe Arbana Osmani, e cila herë pas here zbulonte pamje nga xhirimet. Tashmë duket se çdo gjë është gati dhe filmi ka përfunduar xhirimet. Së fundmi është publikuar edhe traileri i tij, i cili filmi duket se është i bazuar në një histori të vërtete.

 

Filmi ‘Gjyshja’ ka ne qendër traditat shqiptare dhe jo më kot është zgjedhur Veriu i Shqipërisë për t’u realizuar.

 

Pjesë e aktorëve janë emra të njohur për publikun shqiptar, si Ema Andrea, Rita Gjeka apo Enxhi Cuku.

 

Enxhi është personazhi kryesor i filmit dhe mbi të do të rrotullohet e gjithë ngjarja.

 

Nuk dihen shumë detaje rreth tij, pasi Eduarti ka preferuar të mos i zbulojë, megjithatë dihet se ai është shumë prekës dhe sipas Arbanës do të na bëjë të gjithëve të qajmë.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...