Lajmi i rremë, portalet hapin panik për tërmet të ri, Xhaçka: Autorët i pret burgu

Portali Syri.net dhe 360grade .al publikuan sonte në mbremje, në orën 22.21 nje fake news

 

duke ngjallur panik me paralajmerimin në orën 23.30 të një termeti të fortë. Portalet i kane bere apel qytetareve të dilnin menjëhere nga shtëpitë, duke përhapur panik dhe përfituar nga situata e brishtë pas tërmetit të forte të së shtunes.

 

Mijëra njerëz mbushën rrugët, sheshet e qyteteve të ndryshme duke përfshirë edhe Tiranën. Portalet me pas e hoqen lajmin që kishte mbledhur mbi 400 komente dhe ishte përhapur në gjithe mediat sociale.

 

Ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme, pas lajmit të rremë se do të binte tërmet në orën 23:30.

“Marrim shkas për ta bërë këtë komunikim për shkak të një lajmi të rremë të përhapur gjatë kësaj orë. Për shkak të situatës kaotike të krijuar nga një lajm i rremë, pothuajse e gjithë Tirana ka dalë jashtë. E kuptoj që këto janë momente të vështira dhe pas tërmetit të djeshëm qytetarët janë në panik.

Kusho që ka bërë këtë gjë është një akt kriminal dhe nuk do të lëmë rrugë pa ndjekur deri sa autori të dënohet me burg. Nuk mund të parashikohet tërmeti, është idiotësi. Ky lajm i rremë është një shpikje perverse që do të ndëshkohet shumë rëndë. I ftoj qytetarët që të qetësohen. Ideja perverse e një mendje të sëmurë”, tha Xhaçka.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...