Moderatori Isli Islami është gjithmonë në vëmendje të medias rozë, dhe të mësojmë më shumë për jetën e tij private është në interes të shumë ndjekësve të tij.
Kohët e fundit moderatori është përfolur shumë për një histori dashurie me Ori Nebiejan, por i kanë hedhur gjithnjë poshtë zërat, duke thënë se janë miq shumë të mirë.
I ftuar në emisionin “Pasditja ime”, Isli Islami na ka befasuar, duke treguar për herë të parë që të gjithë gjërat për dasmën i ka gati.
“Që ta dish ti dhe po ta them ty për herë të parë, unë e kam ndarë si do e kem ceremoninë që para shumë vitesh, e kam të ndarë,”- është shprehur moderatori.
Megjithatë për ndonjë partnere konkrete akoma nuk kemi marrë vesh gjë!