Historitë e mrekullive të Kishës së Laçit janë me të vërtet të pabesueshme dhe kanë tisin e hyjnores. Por ata kanë ndodhur.
Ndaj dhe ai vend është kthyer në një vend ku shqiptarët betohen si për atdhe dhe flamur. Është e njohur shprehja: Betohem për Kishë të Laçit.
Sepse ai vend është aq i shenjtë sa përbën kultin e Zotit për Shqipërinë.
Njerëzit në atë vend të mrekullueshëm takohen me hyjnitë, çojnë sende personale, përkëdhelin shenjtin dhe luten për hallet e tyre që kërkojnë zgjidhje.
Besimtarët shkojnë për 12 të marta rresht në udhën e mundimshme që të çon drejt shenjtit dhe ditën e 13 qershorit që është dhe vdekja e Shën Ndout, kisha e Laçit kthehet në vend pelegrinazhi.
Dhe ky vend është pasqyra e tolerancës fetare që kaq shumë e lëvdojnë të huajt në Shqipëri.
Shqiptarë të të gjitha besimeve fetare shkojnë në këtë vend për të gjetur paqe tek shenjti.
Po cilat janë mrekullitë shqiptare?
Në vitin 1981, një grup ushtarësh kishin marrë urdhër për të rrëzuar pjesën e mbetur të rrethimit në kishën e Shna Ndout.
Me konsiderimin e fesë si opium për popullin, në vitin 1967, shteti komunist e shembi kishën e Laçit.
Por dhe pse një pjesë e godinës ishte shembur pjesërisht, besimtarët vazhdonin të shkonin. Ata përshkruanin rrugën në këmbë dhe me qirinj në dorë faleshin në rrënojat e kishës.
Ushtarët morën urdhër të rrëzonin gjithçka. Pasi shembën gjithçka në mënyrë krejt të pashpjegueshme, 32 ushtarët mbetën të paralizuar nga mesi e poshtë.
Shumë prej ushtarëve u dërguan nga pushteti popullor në Austri për gjashtë muaj e të tjerët në spitalin ushtarak.
Të gjithë mbetën me pasoja dhe u ngritën në këmbë vetëm pas një kurimi të gjatë.
Fenomeni mbeti i pashpjeguar dhe u vesh me mister. Historia u përhap shpejt dhe mori dhenë. Ishte diçka mistike.
Po shumë raste mrekullish i atribuohen këtij vendi të shenjtë. Ndaj dhe në kishën e Laçit vijnë njerëz pa dallim feje, shkruan Konica.al.
Një person i sëmurë me simptoma të dridhurash dhe gjendjeje të fikti u vendos pranë altarit dhe në kohën kur meshtari po kryente meshën ai ra në gjendje gjumi.
Në momentin që meshtari bëri kryqin dhe bekimin me ujë të bekuar ai u zgjua i shëndoshë dhe pa asnjë shqetësim të mëparshëm.
Një çift italianësh që kishin vizituar shumë vende të shenjta qëndruan për tre të marta në kishën e Shëna Ndout.
Megjithëse kishte kryer mjekimet më të shtrenjta dhe të gjitha ndërhyrjet e mjekësisë, fëmija i tyre që kishte problem u përmirësua falë mrekullive të Kishës së Laçit. Fëmija i tyre filloi të flasë.
Një grua tjetër shqiptare që nuk fliste deri në moshën 13 vjeçare, pas vizitës në Kishën e Laçit filloi të fliste.
Nga ajo kohë ai vend i shenjtë u bë vendi i saj i preferuar dhe vendi ku gjente prehjen shpirtërore dhe përkushtimin e saj si besimtare.